Kombëtare

VIDEO/ Shqipëria U21 reziston një pjesë, Anglia U21 triumfon me “tris” në “Elbasan Arena”

Shqipëria U21 rezistoi vetëm një pjesë ndaj Anglisë U21 në “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë e Alban Bushit u mposhtën 0-3 nga bashkëmoshatarët anglezë, në sfidën e grupit G të fazës eliminatore të Euro 2023.

Suksesi i sotëm e ka ngjitur Anglinë në kuotën e 16 pikëve, tre më pak se Çekia kryesuese, që ka luajtur dy ndeshje më shumë, ndërsa kuqezinjtë mbetën në vend të katërt me 9 pikë.

 

Simon Simoni kreu një pritje fantastike ndaj Anthony Gordon në minutën e shtatë. Sulmuesi i Evertonit ekzekutoi bukur një goditje dënimi, por 17-vjeçari i talentuar i Dinamos kreu një pritje të jashtëzakonshme.

 

Bushi humbi Indrit Tucin pas çerek ore lojë. Sulmuesi i Lokomotivës së Zagrebit u dëmtua dhe i la postin Eljon Tocit, 19-vjeçarit të Fiorentinës. Albion Marku kishte një mundësi të bukur në minutën e 44-t, por kapiteni gaboi në fund.

 

Pjesa e dytë nisi keq dhe ishte për t’u harruar. Folarin Balogun zhbllokoi takimin pas 94 sekondave. 20-vjeçari i Middlesbrough mori një asist nga Morgan Gibbs-White dhe kaloi Anglinë U21 në avantazh.

 

Goli prishi planet e Shqipërisë U21. Katër minuta më vonë erdhi gafa e Jurgen Çelhakës. Curtis Jones, talenti i Liverpoolit, përfitoi dhe nuk gaboi përballë Simonit.

 

Skuadra mike nuk u ndal dhe trefishoi pas një ore lojë. Tjetër asist i Morgan Gibbs-White dhe goli i dytë personal për Folarin Balogun. Minutat e mbetura sollën vetëm dëmtimin e Simonit, i cili u largua me barelë nga fusha.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency