Ligue 1

VIDEO/ Shtatë të kuq në Francë, vjen humbja e parë për Nice

Një gol i mjaftoi Clermontit të sigurojë fitoren e dytë radhazi në Ligue 1. Ekipi i Elbasan Rashanit, i cili mungoi sot për shkak dëmtimi, mposhti 1-0 Nice, që e mbylli sfidën me nëntë lojtarë.


Vendasit kaluan në avantazh në minutën e gjashtë me anë të tunizianit Saif-Eddine Khaoui, gol të cilin Clermont e ruajti deri në fund. Nice humbi qetësinë në minutat e fundit të takimit.

Mario Lemina u ndëshkua me karton të kuq dhjetë minuta përpara fundit pas një ndërhyrje të ashpër nga mbrapa, teksa Nice mbeti me nëntë lojtarë dy minuta më vonë pasi Jean-Clair Todibo mori kartonin e dytë të verdhë.

Humbja e parë për Nice, që ka si zv trajner shqiptarin Arjan Peço, teksa mungon akoma shija e suksesit të parë në kampionatin francez. Kartonë të kuq pati edhe në ndeshjet e tjera. Montpellier u mposht 1-2 përballë Auxerre, përballje të cilën dy ekipet e mbyllën me nga 9 lojtarë.

Angers doli pa pikë nga dueli shtëpiak me Brest, duke humbur 1-3 dhe duke e mbyllur sfidën me dhjetë lojtarë. Barazim 2-2 mes Toulouse dhe Lorient, ndërkohë që pa fitues përfundoi edhe Strasbourg-Reims (1-1). Arbër Zeneli u fut në fushë në 62’ për ekipin udhëtues.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency