Angli

VIDEO/ Sjellje prej lideri, Xhaka fiton zemrat e tifozëve me gjestin pas golit të parë

Granit Xhaka ka fituar zemrat e tifozëve të Arsenal, pasi grumbulloi shokët e skuadrës pas golit të Thomas Partey në derbin e Londrës veriore këtë të shtunë.

Mesfushori u tregua i shpejtë për të thirrur lojtarët e tjerë të “The Gunners” në një shfaqje lidershipi që ka bërë që shumë tifozë të Arsenal të thonë  se ai është lideri i vërtetë në dhomën e zhveshjes së Arsenalit.

Para pak kohësh Xhaka pati tension me mbështetësit e Arsenal, pasi në një moment nervash iu kthye keq tifozëve dhe hodhi fanellën e tij në tokë, por performancat e përmirësuara këtë sezon kanë filluar të ndryshojnë gjërat dhe si rrjedhojë edhe marrëdhënien mes palëve në fjalë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency