Conference League

VIDEO/ “Skandal”, arbitri serb tërbon trajnerin e Eintracht! Roma thyen tersin Bodo/Glimt

Eintracht Frankfurt është pengesa e Barcelonës për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e Europa League. Dueli i parë çerekfinal po luhet në Gjermani.

Vendasit fituan një penallti në minutën e 39-të pas një kontakti në zonën e ekipit spanjoll mes një lojtari vendas dhe Sergio Busquets.

Gjithsesi, arbitri kryesor, Srdjan Jovanovic, ndryshoi mendim pasi pa pamjet në monitor, me Busquets që preku topin.

 

“Skandal!”, deklaroi Oliver Glasner, trajneri austriak i skuadrës gjermane, që po reziston mirë përballë djemve të Xavit.

Ndërkohë është zhbllokuar takimi Bodo/Glimt-Roma, çerekfinalja e parë e Conference League. Ekipi i Jose Mourinhos (Marash Kumbulla titullar) kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë.

Kapiteni Lorenzo Pellegrini mori një asist të bukur nga Mkhitaryan (43’) dhe tundi rrjetën e kampionëve të Norvegjisë me një goditje potente dhe të saktë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency