Featured

VIDEO/ Skena të frikshme në Meksikë! Dhuna mes tifozëve zbret në fushë, 44 të plagosur

Dhunë në Meksikë. Sfida mes Queretaros dhe kampionëve në fuqi të Atlas, u ndërpre për shkak të një sherri të madh mes tifozëve.

Ishte minuta e 63-të, skuadra udhëtuese kryesonte 0-1 kur shkallët e stadiumit dhe fusha u kthyen në arenë përleshjesh.

 

Përplasjet mes ultrasve ishin të ashpra. Ata përdorën kundër njëri-tjetrit karrige, thika dhe hekura, ndërsa arbitri ndërpreu ndeshjen menjëherë dhe urdhëroi lojtarët të futeshin në dhomat e zhveshjes.

 

Në fillim u përfol për rreth 17 viktima, por lajmi u mohua më vonë. Gjithsesi, mediet meksikane raportojnë për rreth 44 persona të plagosur, nga të cilët dy janë në gjendje të rëndë.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency