VIDEO/ Skena të turpshme në Portugali, 4 të kuq dhe sherr i madh në klasiken Porto-Sporting
Porto-Sporting Lisbonë përfundoi në barazim 2-2, rezultat që lejoi vendasit të ruajnë distancën prej gjashtë pikësh kundrejt kampionëve në fuqi të Sportingut.
Në fund të ndeshjes plasi një sherr i madh, ku u përfshinë lojtarët e dy skuadrave, stafet teknike, stjuardët, fotografët dhe fëmijët. Skena të turpshme, me Pepen si gjithmonë protagonist kur bëhet fjalë për “luftë”.
Arbitri kryesor nxori katër kartonë të kuq pas grushteve: për Pepen dhe Marchesin (Porto), dhe Tabata dhe Palhinha (Sporting), ndërkohë që Coates kishte lënë ekipin mik me dhjetë lojtarë gjatë kohës së rregullt (49’).
Klasikja e futbollit portugez dhuroi shfaqjen më të turpshme, teksa mediet vendase si A Bola dhe Record u hapën me titujt: “Toksike” dhe “E turpshme”.

Një nga lojtarët që e pësoi më shumë se të tjerët ishte Matheus Reis. Anësori i majtë i Sportingut u sulmua në mënyrë të egër nga pjesëtarë të pankinës kundërshtare.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



