Kategoria Superiore

VIDEO/ Skënderbeu fiton “finalen” e mbijetesës, Kastrioti mbetet i fundit

Skënderbeu fiton duelin e mbijetesës përballë Kastriotit në Korçë dhe barazon Dinamon me 14 pikë në 14 ndeshje të këtij sezoni në Superiore, ndërsa krutanët mbeten në vendin e fundit me vetëm 8 pikë, 3 më pak se Egnatia, që luan Laçin në Rrogozhinë.

2-1 triumfoi skuadra e drejtuar nga Memelli, me gola të Mensah dhe Meksit, me këtë të fundit që realizoi të parin në kampionat. Rezultoi pa vlerë finalizimi i Bedri Grecës, që barazoi përkohësisht rezultatin.

Skënderbeu – Kastrioti 2-1 (Mensah 11′, Meksi 68’/Greca 40′)

90+6′ – Mbyllet mes tensionit sfida në Korçë, me trajnerin e Kastriotit, Ndreu, që nuk e mbajnë nervat dhe konfliktohet me futbollistët vendës.

 

90′ – E pabesueshme ndërhyrja e Elton Vatës, që i mohon golin Ardit Nikajt.

76′ – Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut, me Ardit Nikajn që kishte mundësi të shënonte, por në momentin e fundit u ndal nga Rami.

68′ – Gooool! Skënderbeu sërish në avantazh. Pas një aksioni të gjatë, Pusi fton në goditje në hyrje të zonës Meksin, që tund rrjetën në krahun e djathtë të portierit, 2-1.

51′ Momente tensioni në fushë mes lojtarëve të dy skuadrave. Melos Bajrami dhe Bedri Greca ndëshkohen me kartonë të verdhë.

40′ – Gooool! Bedri Greca përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe në shtyllën e dytë barazon rezultatin.

36′ –  Skënderbeu pranë golit të dytë, Okebugwu pason gabimisht topin mbrapa, përfiton Mensah që godet pasi driblon një mbrojtës krutan, por topi devijohet në këndore.

25′ –  Goditje këndi për Kastriotin, godet Prodani me kokë, por topi devijohet në këndore.

24′ – Rami vepron bukur nga krahu i majtë dhe dërgon topin në zonë, por nuk devijon asnjë nga sulmuesit e Kastriotit.

11′ – Gooool! Kalon në epërsi Skënderbeu me Mensah, që shfrytëzon me kokë një krosim nga e djathta, 1-0.

Formacionet zyrtare:
Skënderbeu (3-5-2): Rexhepi; Meksi, Dwomfour, Bajrami, Vitija, Vangjeli; Jean Victor, Agnaldo Moraes, Mara; Berisha, Mensah
Kastrioti (4-2-3-1): Vata; Neziri, Okebugëu, Hussein, Rami; Onanuga, Karakaçi; Prodani, Basha, Greca; Ajazi

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency