Featured

VIDEO/ Skënderbeu-Kukësi ndahen në paqe, golat realizohen nga penalltitë

Skënderbeu-Kukësi janë ndarë me nga një pikë në takimin e raundit të 26-të të Abissnet Superiore.

Një ndeshje deri diku e balancuar ishte kjo mes korçarëve dhe “verilindorëve”, me të dyja skuadrat që tentuan disa herë të shënonin, por takimi u mbyll me dy gola, pra me barazimin 1-1.

Goli i parë dhe që zhbllokoi rezultatin u realizua nga Gjelbrim Taipi,I cili e goditi topin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9’, me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e “verilindorëve”, të cilët edhe dominuan më shumë këtë fraksion.

Ndërsa në pjesën e dytë realizuan korçarët, të cilët mundën të merrnin barazimin po nga pika e bardhë e penalltisë, me Zguron që shënoi në minutën e 51’.

Në këtë fraksion të dyja skuadrat ishin më agresive dhe patën raste të mira për të shënuar, por Kukësi me Mustën dhe Skënderbeu me Vrapin nuk mundën të finalizonin siç duhej.

Pas kësaj ndeshje Kukësi vijon të renditet i treti me 43 pikë, teksa Skënderbeu qëndron i fundit me 19 pikë.

Skënderbeu-Kukësi (1-1)

92’-Vrapi pati një rast të pastër përballë portës së Tafas, por nuk mundi të realizonte.

91’-Musta merr një asist perfekt, por nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetën e portës së Rexhepit, duke e goditur shumë lart.

81’-Jean Vicktor provon të shënojë nga distanca, por ai top përfundon shumë lartë mbi portë.

57’-Pas një asisti nga Frashëri, Jean Victor tenton dyfishimin e rezultatit për Skënderbeun, por ndalet nga Tafas.

51’-Goool! Zguro merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe barazon rezultatin.

49’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Belajdi Pusit nga ana e Jorgo Pëllumbit, Skënderbeu fiton penallti.

Nis pjesa e dytë e Skënderbeu-Kukësi në Korçë.

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Skënderbeu-Kukësi, “verilindorët” mbajnë avantazhin.

43’-Rrezikohet sërish porta e Rexhepit, por portieri i korçarëve reagon mirë dhe e ndal goditjen e Milunovic.

34’-Skënderbeu, shumë pranë golit të barazimit, por Elvi Berisha nuk ia del të realizojë, me Tafas që reagoi mjaft mirë dhe shpëtoi Kukësin.

27’-Pasi merr topin nga gjysmëfusha e Kukësit, Ndreca godet nga distanca, por Rexhepi reagon mjaft mirë dhe e ndal.

21’-Pas një krosimi nga ana e Zguros, pranë portës së Tafas bëhet rrëmujë, por portieri i Kukësit reagon mjaft mirë dhe i ndal korçarët.

10’-Goool! Gjelbrim Taipi merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe i jep avantazhin Kukësit.

8’-Sadriu prek topin me dorë pranë portës së Rexhepit, pas verifikimit në VAR Kukësi fiton penallti.

 Nis ndeshja Skënderbeu-Kukësi, e vlefshme për raundin e 26-të të Abissnet Superiore.

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Sadria, Shehi, Frashëri, Jean Vicktor, Randy, Moraes, Berisha, Mara, Pusi.

Trajneri: Skënder Gega

Kukësi: Tafas, Ndreca, Pëllumbi, Lulaj, Gligorov, De Lucas, Gj.Taipi, Sh.Taipi, Milunovic, Basa, Puntus.

Trajneri: Diego Longo

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency