VIDEO/ Skuka “merr për dore” Partizanin, Skënderbeu mbetet në panikun e mbijetesës
Partizani bën detyrën në Korçë edhe pse për të kuqtë nuk ishte aspak e lehtë pasie panë vetën të parët në avantazh pas golit të Mensah. Megjithatë, në fraksionin e dytë, Xhuljano Skuka “mori përdore” skuadrën kryeqytetase dhe me dy golat e tij i dhuroi fitoren trajnerit Dritan Mehmeti. Sa i takon kronikës së sfidës, pjesa e parë nisi me tension pas një zënke të Zguros me Malën, megjithatë nervat e korçarëve i lanë vendin festës duke qenë se Mensah shënoi golin e avantazhit pas një aksioni model i bardhekuqve në minutën e 20.
Gjithçka nisi nga këmbët e Marës që harkon në zonë për Frashërin, i cili pason për sulmuesin që e kishte një “lojë fëmijësh” ta shtynte sferën në rrjetën e Alban Hoxhës. Ndërkaq, pas këtij momenti, miqtë patën iniciativën teksa Kallaku dhe Junior nisën të “ngacmonin” porterin Rexhepi, megjithatë pa pasur saktësinë e duhur, sidomos sulmuesi Brazilian që pati një shans edhe brenda zonës. Megjithatë, pjesa e parë nuk prodhoi të tjera gola, ndërsa fraksioni i dytë kishte një “marsh më shumë” sidomos për Partizanin. Të besuarit e trajnerit Dritan Mehmeti këmbëngulën për të barazuar lojën ndërsa tekniku aktivizoi menjëherë Dean Liçon dhe Xhuljano Skukën.
Pikërisht, sulmuesi dibran ishte karta fituese për trajnerin Mehmeti pasi ky i fundit pas disa rastesh të shokëve të skuadrës, pati shënjestrën e duhur teksa me kokë mposhti portierin Rexhepi. Në vazhdim, të kuqtë nuk kishin fatin me vete teksa Kallaku u ndal nga traversa, ndërsa Liço nga shtylla. Mirëpo, Skuka ende nuk e kishtë thënë fjalën e fundit dhe në minutën e 89, 23-vjeçari pasi kalon portiëerin Rezhepi e dërgon sferën në rrjetë duke dërguar të tijtë në festë.
Në minutat e mbetura, Skënderbeu nuk kishte kohë për të reaguar dhe Partizani mori të dytën fitore radhazi të frymëzuar nga Skuka, ndërsa aktualisht të kuqtë gjenden në vendin e pestë me 28 pikë. Nga ana tjetër, Skënderbeu është në pozita të vështira dhe e “mbërthyer” nga kriza duke qenë se koleksionoi humbjen e katër radhazi ndërsa pozicionohet në vendin e tetë të renditjes me 16 pikë të grumbulluara në 20 javë të luajtura.
Kronika e ndeshjes:
90+6′ Mbyllet ndeshja në Korçë, Partizani përmbys dhe merr tre pikët përballë Skënderbeut. Heroi i të kuqve është Xhuljano Skuka me dy golat e shënuar, edhe pse erdhi nga stoli
90+4′ Probleme për arbitrin anësor, i cili merr një goditje në kokë nga tifozeria korçare. Për fat të mirë nuk pati pasoja të rënda, ndërsa gjesti është vërtet për t’u dëmtuar
89′ Gooooool! Partizani përmbys Skënderbeun, Skuka i papërmbajtshëm. Kalon portierin Rexhepi dhe dërgon në festë të tijtë
87′ Pa fat Partizani, të kuqtë këmbëngulin për golin e avantazhit, por Liço ndalet nga shtylla
78′ Të kuqtë flirtojnë me golin e epërsisë, Kallaku ndalet vetëm nga traversa
75′ Gooooool! Partizani rikthen baraspeshën, shënon Skuka, njeriu më në formë i të kuqve. Sulmuesi godet bukur me kokë dhe mposht Rexhepin
72′ Zgjohet Skënderbeu, Berisha godet kuadratin e Hoxhës por reagon portieri i të kuqve
69′ Mala provon nga goditja e dënimit, por goditja e tij nuk kalon murin mbrojtës, ndërsa në vazhdimin e aksionit edhe Kallaku nuk krijon rrezikshmëri për portierin Rexhepi
52′ Sërish Partizani që duket se ka një marsh më shumë, Skuka në zonë nuk ka saktësinë e duhur për të goditur portën
51′ Kallaku provon me një goditje potente në hyrje të zonës, Rexhepi në pozicion ia del të grushtojë edhe pse në vështirësi
45+4’Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e vendasve falë golit të Mensah në minutën e 20-të
45+4′ Junior ka një mundësi të mirë në zonën e Skënderbeut, por sulmuesi gabon krejtësisht shënjestër
45′ Tjetër mundësi për Partizanin, Junior provon me kokë por goditja është qëndrore dhe përfundon në duart e Rexhepit
40′ Partizani provon me anë të Malës, por goditja e këtij të fundit devijohet nga Zguro dhe humbet rrezikun
20′ Gooooooool! Një aksion model i Skënderbeut që përfundon me gol, Mara harkon bukur në zonë për Frashërin me mbrojtësin që e kthen te Mensah, me sulmuesin që nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë
16′ Mensah kontrollon sferën në zonë, mirë sulmuesi më parë shkaktoi faull ndaj Markut duke e bërë aksionin e pavlefshëm
6′ Tension në fushë, Zguro kërkon llogari te Rrapaj për një kontakt në mesfushë. Ndërhyrja e Malës acaron kapitenin e korçarëve
1′ Starton ndeshja në Korçë, Skënderbeu pret Partizanin
Skënderbeu – Partizani, formacionet:
Skënderbeu: Rexhepi, Frashëri, Dumfur, Shehi, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Mara, Victor, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli.
Partizani: Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Murataj, Kallaku, Mala, Junior, Cara. Trajner: Dritan Mehmeti.



