VIDEO/ Sokol Cikalleshi rikthehet te goli, i dhuron avantazhin e artë Konyasporit
Sokol Cikalleshi ka shënuar golin e radhës në elitën e futbollit turk. Sulmuesi i kombëtares i ka dhuruar avantazhin Konyasporit në takimin jashtë fushe me Goztepe.
Ishte minuta e 26-të kur Cikalleshi mori një asist nga krahu i djathtë, duke mos e pasur të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.,
Goli i tretë sezonal në Superlig e Turqisë për 31-vjeçarin nga Kavaja, i cili numëron edhe një asist.
Moment fantastik për Konyaspor. Ekipi turk ku aktivizohen edhe Endri Çekiçi e Zymer Bytyqi (të dy titullarë sot) renditet përkohësisht në vendin e tretë.
Vendasit barazuan rezultatin në limitet e pjesës së parë, por teknologjia VAR frenoi festën e Goztepe, që luan me dhjetë lojtarë pas daljes më të kuq të Kayan në minutën e 45’.



