VIDEO/ Southampton siguron fitoren e radhës, Broja triumfon përballë Rashicës
Southampton shënoi nga një gol për pjesë, mposhti 2-0 Norwich dhe siguroi rezultatin e pestë radhazi pozitiv në Premier League. Vendasit luajtën më mirë dhe e merituan fitoren, teksa Armando Broja fitoi “derbin” kundër Milot Rashicës.
A job well done for the Saints 😇#SOUNOR pic.twitter.com/njQGMRNSVz
— Premier League (@premierleague) February 25, 2022
Sulmuesi i kombëtares kuqezi u shfaq i rrezikshëm në disa raste, por sot i mungoi qartësia përpara portës kundërshtare. Che Adams zhbllokoi takimin në minutën e 36-të. Skocezi insistoi dhe gjeti golin e shtatë sezonal në kampionat.
“Shenjtorët” realizuan edhe golin e qetësisë dy minuta përpara fundit të ndeshjes. Spanjolli Oriol Romeu lëshoi një “predhë” që u ndal në rrjetën e ekipit mik. Fitorja ngjiti Southampton në vend të nëntë me 35 pikë, ndërsa “Kanarinat” regjistruan disfatën e tretë radhazi dhe mbetën të fundit.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



