La Liga

VIDEO/ “Stema e Barçës është e shenjtë”, gjesti i Araujos “çmend” tifozët katalanë

Ronald Araujo po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm te Barcelona dhe me angazhimin maksimal në fushë, ka fituar jo vetëm besimin e trajnerit Xavi, por edhe simpatinë e tifozerisë katalane.

Nga ana tjetër, edhe vetë mbrojtësi duket i dashuruar me klubin e tij dhe gjesti i bërë në ndeshjen ndaj Elches, është komentuar gjatë e pozitivisht nga tifozët e Barcelonës.

Teksa po përpiqej të zotërojë një top, Araujo përfundoi jashtë vijave kufizuese, para pankinës së katalanëve dhe iu desh të bënte një kërcim të fortë, për të mos shkelur mbi logon e Barcelonës.

Videoja bëri me shpejtësi xhiron e botës dhe tifozët e Barcelonës nuk kanë se si të mos ndjehen të kënaqur që kanë në skuadër një mbrojtës të talentuar dhe njëkohësisht të dashuruar me klubin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency