Featured

VIDEO/ Stenio Junior-Kallaku gabojnë, Kaina jo! Kastrioti në formë, thyen edhe Partizanin

Kastrioti i falet sërish sulmuesit Kaina për të marrë fitoren e radhës në Kamzë. Skuadra e Emiliano Çelës mposhti 1-0 Partizanin, dhe tani numëron katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit shtëpiake.

Pjesa e parë ishte e luftuar, ndërsa rastin më të mirë e pati Stenio Junior në minutën e fundit. Braziliani humbi një shans të artë me portën bosh pas asistit të Carës, duke kryer një tjetër gafë fatale si në derbin me Tiranën.

“Demat” kishin një tjetër mundësi për të kaluar në avantazh në minutën e 57-të. Arbitri Alla akordoi penallti pasi pa pamjet në VAR, duke e cilësuar të parregullt ndërhyrjen e Hussein ndaj Stenio Junior.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Sherif Kallaku mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe e dërgoi topin jashtë. Kastrioti mori zemër dhe dhjetë minuta përpara fundit gjeti golin e avantazhit. Kaina shfrytëzoi një krosim të Hasanit, fitoi duelin ajror me mbrojtësit kundërshtare dhe nisi festën krutane. Goli i gjashtë në Superiore për 24-vjeçarin latin.

Vendasit menaxhuan mirë avantazhin dhe morën tre pikë fantastike për objektivin mbijetesë. Vendi i gjashtë dhe 28 pikë për Kastriotin, po aq sa Teuta, ndërsa Partizani regjistroi humbjen e shtatë sezonale dhe mbetet në vend të pestë me 35 pikë.

Abissnet Superiore
Java e 26

Kastrioti-Partizani 1-0 (Kaina 80′)

Kronika e ndeshjes:

 80′ Kastrioti në avantazh. Kros i Edon Hasanit nga e majta dhe finalizim me kokë i brazilianit Kaina. 1-0 për ekipin krutan.

 59′ Reagon Kastrioti, por Kaina nuk shfrytëzon mirë një kros të ardhur nga këndorja.

 57′ Gjuan Sherif Kallaku nga pika e bardhë, topi përfundon jashtë.

 52′ Kontakt në zonën krutane mes Stenio Junior dhe Hussein. Lojtarët e Partizanit pretendojnë për penallti. Kryesori Alla kërkon ndihmën e VAR-it dhe vendos për penallti.

 45′ Mundësia më e mirë e pjesës së parë i takon Partizanit. Cara hedh një top në shtyllën e dytë, Stenio Junior nuk shënon me portën bosh!

 42′ Stenio Junior ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Hussein. Braziliani i “Demave” vazhdon debatin me Sokol Nezirin.

 26′ Veprime të bukura teknike të Kallakut, largon Selmani në topin e hedhur në zonë.

 22′ Partizani në sulm. Rrapaj tenton nga larg, pret pa probleme Sali.

 Nis sfida Kastrioti-Partizani në stadiumin e Kamzës.

FORMACIONET ZYRTARE

Kastrioti pret Partizanin në Kamzë me vendasit që kërkojnë pikët e radhës në mënyrë që të mbijetojnë në elitë edhe për sezonin e ardhshëm, ndërsa nga ana tjetër të kuqtë falë pikëve të grumbulluara në javët e fundit janë futur në garë për të siguruar pjesëmarrjen në Kupat e Europës nëpërmjet kampionatit.

Ndërkaq, dy trajnerët kanë përzgjedhur edhe formacionet titullare me teknikun Dritan Mehmeti që i beson një fanellë titullari Griseld Likës, po edhe Kallakut me Matondon ndërsa i mungon golashënuesi Skuka, por edhe Eneo Bitri.

Nga ana tjetër, Emiljano Çela nuk ndryshon shumë dhe në sulm treshja Greca, Zogaj dhe Kaina do të provojnë t’i bëjnë dëm prapavijës së Partizanit.

Kastrioti (4-3-3): Sali, Selmani, Neziri, Hussein, Rami, Karakaçi, Basha, Okebugu, Greca, Zogaj, Kaina
Trajner: Emiljano Çela

Partizani (4-3-1-2): Hoxha, Belica, Sota, Hadroj, Masanga, Rrapaj, Murataj, Kallaku, Cara, Mala, Stenio Junior
Trajner: Dritan Mehmeti

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency