Premier League

VIDEO/ Suksesi i tetë radhazi, Liverpool në ndjekje të Manchester City

Liverpool nuk u ndal as në transfetën ndaj Brighton. “The Reds” fituan 0-2 duke rikthyer diferencën me tre pikë nga City kryesues. Fitorja e tetë radhazi në kampionat për ekipin e Jurgen Klopp, suksese në të cilat ka pësuar vetëm dy gola.

Luis Diz zhbllokoi takimin në minutën e 19-të, duke gjetur golin e dytë në Premier League. Sulmuesi kolumbian mori një asist nga Matip, u tregua më i shkathët se portieri kundërshtar, dërgoi topin në rrjetë dhe u dëmtuar pas kontaktit me spanjollin Sanchez.

Sadio Mane goditi traversën në minutën e 57-të, teksa katër minuta më vonë Liverpool fitoi një penallti. Gjuajtja e Naby Keita u ndal me dorë në zonë nga një mbrojtës vendas. Momo Salah u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar golin e qetësisë.

Sulmuesi egjiptian kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë në Premier League me 20 gola, tetë më shumë se Diogo Jota dhe Sadio Mane, dy shokët e skuadrës. Vazhdon momenti jo për Brighton, që sot regjistroi humbjen e pestë radhazi në kampionat.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency