Featured

VIDEO/ Sulmuesi i kombëtares nuk përmbahet, shënon tripletë dhe merr topin në shtëpi

Giacomo Vrioni i papërmbajtshëm në Bundesligën e Austrisë. Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi vazhdon të shënojë në vazhdimësi për Tirolin në këtë fazë të fundit të kampionatit. 23-vjeçari shënoi tre gola në sfidën përballë LASK Linzit, që përfundoi me rezultatin e thellë 4-0.

Të parin, lojtari në pronësi të Juventusit (i huazuar te Tiroli), e realizoi që në minutën e 11-të, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa në të 28-të dyfishoi epërsinë Sabitzer. Vetëm tre minuta pas golit të dytë, Vrion shënoi sërish me Tirolin, atë të rezultatit 3-0 dhe të dytin personal.

Megjithatë. nuk u ndal me kaq. Sulmuesi kuqezi realizoi edhe golin e  tij të tretë dhe te rezultatit 4-0 në minutën e 81-të, duke marrë në shtëpi topin e ndeshjes.

 

Më këtë tregolësh Vrioni shkon në kuotën e 15 finalizimeve dhe pozicionohet i dyti në renditjet e golashënuesve më të mirë të Bundesligës së Austrisë me 2 gola më pak se talenti i Salzburgut, Adeyemi.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency