Featured

VIDEO/ Sulmuesi i Kombëtares shënon dy gola për 10 minuta dhe u jep fitoren të tijve

Giacomo Vrioni kthen Tirolin tek fitorja në Bundesligën e Austrisë. Sulmuesi shqiptar, në pronësi të Juventusit, por i huazuar në skuadrën austriake, realizoi dy herë në suksesin 2-3 të skuadrës së tij në fushën e Riedit.

Një sfidë plot emocione ajo e zhvilluar në “Josko Arena” të Riedit, ku miqtë shënuan të parët që në minutën e 20-të me Rogejl, por vendësit barazuan shumë shpejt me Satin (36’).

Pjesa e dytë nisi keq për Tirolin dhe Vrionin, që në minutën e 66-të u ndëshkua me karton të verdhë. Në të 69-tën Riedi mori epërsinë me golin e 2-1 të shënuar nga Bajic, por sulmuesi kuqezi nuk e kishte thënë akoma fjalën e tij. Në të 82-tën barazoi shifrat (2-2) I shërbyer nga Skrbo, ndërsa në minutën e katërt shtesë shënoi golin që i siguroi tri pikë Tirolit, pasi pasimit të marrë nga Sabitzer.

Vrioni është golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij dhe i dyti në listën e “bomberave” të Bundesligës së Gjermanisë me 12 finalizime, katër më pak se “ylli” i Salzburgut, Karim Adeyemi, që kërkohet nga klubet më të mëdha në Europë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency