Featured

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar rikthehet te goli në Kroaci, goditje e zgjuar brenda zonës!

Indrit tuci është rikthyer pas dy muajve te goli në kampionatin kroat teksa shënoi në barazimin 1-1 të Lokomotivës së Zagrebit në shtëpi ndaj Sibenikut. Në fakt, ishte futbollisti 22-vjeçar ai që zhbllokoi shifrat e ndeshjes në minutën e 68-të të pjesës së dytë.

Sulmuesi nuk fali në brendësi të zonës dhe me një goditje të zgjuar mposhti portierin kundërshtar. Për fat të keq, Zagrebi nuk mundi ta ruante avantazhin dhe u barazua në minutën e 91-të. Ky ishte goli i dytë për Tucin në këtë sezon ku është aktivizuar në dhjetë ndeshje.

Vlen të theksohet se për 90-minuta në këtë sfidë për Lokomotivën e Zagrebit u aktivizua edhe mbrojtësi Jon Mersinaj ndërsa nuk pati minuta për lojtarin e Kosovës, Hajdin Salihu. Pas këtij barazimi, Zagrebi renditet në vendin e tetë me 10 pikë pas 12 javëve të luajtura në elitën kroate.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency