Legjionarët

VIDEO/ Super-Berisha, “fluturon” dhe i pret penalltinë kapitenit të Napolit

Etrit Berisha është bërë protagonist në Serie A, në përballjen e javës e 36-të, teksa arriti që të neutralizonte një 11-metërsh. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë arriti që të priste goditjen e Lorenzo Insigne në minutën 61-të.

Portieri kuqezi arriti që të kuptonte krahun, duke mbajtur të paprekur portën e tij, megjithatë, Napoli ia doli që të gjejë rrugën e rrjetës në të 73-ën, teksa Ruiz arriti që të mposhtë Berishën.

Fitore e rëndësishme për Napolin, që merr një fitore me vlerë që i shërben për të konsoliduar vendin e tretë në renditje, ndërsa në anën tjetër Torino ndodhet në mesin e tabelës, saktësisht në vendin e 10-të me 47 pikë. në këtë përballje u aktivizua si titullar dhe lojtari i përfaqësues së Kosovës Mërgim Vojvoda, i cili u zëvendësua në minutën e 65-të.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency