VIDEO/ Të gjithë në këmbë për Gerrard, legjenda e Liverpool pritet me ovacione
Steven Gerrard mori drejtimin e Aston Villa më 11 nëntor dhe po shijon aventurën e parë si trajner në Premier League, aty ku u aktivizua si futbollit me Liverpool për 17 sezone radhazi.
Ish-kapiteni i “The Reds” u rikthye pas gjashtë vitesh në “Anfield”, aty ku Liverpool fitoi 1-0 ndaj Aston Villa falë golit me penallti të Momo Salah në minutën e 67-të.
Emocione të forta në momentin kur Gerrard zbriti në fushë, me tifozët që i dhuruan një “standing ovation” ish-kapitenit dhe idhullit të tyre. Tifozët vendas në këmbë dhe duartrokitje të gjata për 41-vjeçarin, i cili ua ktheu me të njëjtën mënyrë.
VIDEO/ Penalltitë nderojnë Chelsea e Liverpool, Gerrard rikthehet me humbje në “Anfield”



