Video/ Tension në fund të ndeshjes, Rudiger “mbron” Havertz nga Junior Firpo
Një ndeshje dramatike në “Stamford Bridge”, ku u akorduan tre penallti dhe Chelsea ia doli të fitojë vetëm në minutat shtesë me rezultatin 3-2, teksa pas vërshëllimës finale nuk mungoi as tensioni.
Ishte Junior Firpo, që menjëherë pas vërshëllimës finale të arbitrit, shkoi e u përplas me Kai Havertz, që reagoi menjëherë, e teksa u grumbulluan shumë futbollistë, ishte Rudiger që vendosi t’i vijë në ndihmë patriotit të tij.
Mbrojtësi gjerman i londinezëve u pa shumë i acaruar me Junior Firpo, të cilin e kapi për fanelle për t’i kërkuar llogari, megjithatë në këtë rast shërbeu prania e Lukakut, që nuk la gjurmë në ndeshje, por ia doli të qetësojë Rudiger dhe të mos lejojë të agravojë situata.



