VIDEO/ Tension në Kastrioti-Tirana, ja momenti kur goditet lojtari bardheblu
Kastrioti mori një fitore të artë 2-1 kundër Tiranës. Dy golat e brazilianit Kaina i dhuruan krutanëve tre pikë të arta përballë ekipit kryesues.
Sfida e lujtur në Kamzë nuk kaloi pa probleme. Duelet në fushë ishin të forta, disa ndërhyrje ishin në limitet e luftës sportive, teksa u bënë protagonistë edhe tifozët.
Në minutën e parë shtesë, Aldi Gjumsi u godit nga një send në fytyrë nga tifozët vendas. Moment që krijoi tension të madh mes lojtarëve, teksa pritet të merren masa nga Disiplina në lidhje me këtë ngjarje të turpshme.
Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?



