Video/ Teqja “hipnotizon” Meksin, Partizani bën dy fitore radhazi
Për herë të parë këtë sezon, Partizani bën dy fitore radhazi, teksa pas asaj përmbysjeje ndaj Teutës, pasditen e sotme kanë triumfuar sërish me rezultatin 2-1, këtë herë ndaj Skënderbeut në një 90-minutësh spektakolar dhe të luftuar.
Gjithçka u zhvillua në pjesën e parë, me “të kuqtë” që shënuan dy herë, ndërsa korçarët rikthyen barazimin e përkohshëm me anë të sulmuesit Mensah, ndërsa pjesa e dytë prodhoi raste për të dy ekipet, por jo gola.
Mundësinë më të mirë për të barazuar, korçarët e patën në minutën e 82-të me një penallti të ekzekutuar nga Jorgo Meksi, por Teqja e hipnotizoi, duke ia pritur lehtësisht goditjen.
Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 15 pikëve, po aq sa ka edhe Laçi i vendit të katërt, ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 8 pikëve, në vendin e parafundit.
Partizani-Skënderbeu 2-1 Rrapaj 14, Cara 28’/ Mensah 20′
Kronika e ndeshjes:

83’ – Jorgo Meksi humb penallti. Goditja e mbrojtësit të korçarëve, grushtohet mirë nga portieri Teqja, që zotëron edhe topin. Festë në kampin e kuq dhe dëshpërim te futbollistët korçarë, që humbin një mundësi të artë për të barazuar.
80’ – Musta dhe Berisha përplasen në zonë, por ndërhyrja e mbrojtësit të Partizanit është e parregullt dhe për arbitrin nuk ka dyshime. Penallti për Skënderbeun.
79’ – Pranë golit të tretë Partizani. Është Esat Mala që devijon bukur me kokë, por reagimi i portierit Rexhepi është fantastik dhe topi përfundon në këndore.
63′ – Skënderbeu shënon me Uerdi Marën, por topi devijohet nga Jean Victor dhe arbitri e anulon për prekje me dorë. Pamjet janë të dyshimta, megjithatë goli nuk vlen.
62’ – Sembene ndal me dorë një goditje të Agnaldo Moraes dhe arbitri akordon goditje dënimi, mbi vijën e 16-metrave. Mundësi e mirë për Skënderbeun.
Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania”, me partizanin që udhëheq 2-1. Një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë e luftuar nga të dy skuadrat, por janë “të kuqtë” ata që kanë shënuar një gol më shumë.
45’ – Akordohen 5 minuta shtesë.
38′ – Arbitri akordon një goditje dënimi për Partizanin mbi vijën e zonës dhe thirret nga VAR-i për të parë nëse kontakti kishte ndodhur brenda 16-shes, por sheh një prekje me dorë të belicës dhe akordon faull për Skënderbeun.
28’ – Partizani gjen sërish golin. Pas një pasimi të Stenio Junior, është Cara që dërgon për herë të dytë topin në rrjetë, teksa pas konfirmimit nga VAR-i, arbitri akordon golin.
20′ – Gooool. Gafë e Partizanit në mbrojtje dhe Mensah rikthen baraspeshën. Berisha hedh një kros perfekt në zonë, aty ku sulmuesi arrin ta dërgojë në rrjetë. barazim 1-1.
14’ – Goooool. Spektakolar Partizani, që gjen avantazhin me Arinaldo Rrapajn. Pas një aksioni mjaft të bukur, mesfushori i talentuar lëshoi një goditje mjaft të bukur dhe ndali topin në rrjetën e portës së Rexhepit.
12’ – Kundërsulm i shpejtë i Skënderbeut, me Mensah që hyn në zonë dhe godet, por topi shkon jashtë, ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Teqja.
8’ – Kërcënon partizani me një goditje të Carës nga distanca, por reagon mjaft mirë Rexhepi, duke grushtuar topin.
– Starton sfida në “Air Albania”.
Formacionet zyrtare:
Partizani (4-3-3): Teqja; Gligorov, belica, Sembene, Musta; Kaçe, Marku, Rrapaj; mala, Stenio Junior, Cara
Skënderbeu (5-3-2): Rexhepi; Meksi, Dëumfour, Sadriu, Vitija, Zguro; Mara, Moraes, Jean Victor; Berisha, Mensah



