Featured

VIDEO/ Teuta në formë, mposht Egnatian me “tris” dhe sheh nga vendi i katërt

Teuta mposhti lehtësisht 3-1 Egnatian, duke konfirmuar formën e mirë të ndeshjeve të fundit. Pesë janë ndeshjet radhazi pozitive për djemtë e Renato Arapit (3 fitore dhe 2 barazime).

Suksesi i sotëm ishte i treti për këtë edicion ndaj ekipit të Zekirija Ramadanit dhe e çon në 9 pikë diferencën e Teutës me Egnatian e vendit të tetë, duke u shkëputur përfundimisht nga zona “play-out”.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Ledio Beqja zhbllokoi me kokë ndeshjen në minutën e nëntë. Goli i parë në Superiore për  20-vjeçarin, teksa katër minuta më vonë Teuta gjeti golin e dytë falë një finalizimi të bukur të Klejdi Dacit.

Delarge shkurtoi diferencën në fundin e pjesës së parë, por anësori e anuloi për pozicion të parregullt të sulmuesit afrikan. Ergys Peposhi veproi bukur në minutën e 60-të, duke realizuar golin e tretë për Teutën.

Vendasit ulën ritmin dhe Egnatia u hodh në sulm në kërkim të golit të nderit, të cilin e gjeti në minutat shtesë me anë të Artur Maganit.

Abissnet Superiore
Java e 33

TEUTA-EGNATIA 3-0 (Beqja 9′, Daci 13′, Peposhi 60’/ Magani 90+1′)

Kronika e ndeshjes:

 90+1′ Artur Magani përfiton nga një grushtim i Qirkos dhe realizon golin e nderit për Egnatian.

 83′ Golin e kërkon edhe Krivanjeva për skuadrën mike, por nuk ka saktësinë e duhur.

 76′ Egnatia në kërkim të golit. Qirko rgushton në këndore gjuajtjen e Imerit. Tenton edhe Jackson, topi prek traversën.

 68′ Provon edhe Krasniqi për ekipin nga Rrogozhina, përfundon jashtë goditja potente e kapitenit.

 64′ Jackson tenton golin e nderit për Egnatian, pret portieri Qirko.

 60′ Teuta shënon edhe golin e tretë. Ergys Peposhi driblon kapitenin Krasniqi, mposht portierin Puja dhe nis festën me shokët e skuadrës.

 31′ Delarge merr një asist nga mesi i fushës, kontrollon bukur topin dhe dërgon topin në rrjetë, por sulmuesi afrikan ishte në pozicion të parregullt. Anulohet goli.

 27′ Ndërhyn trajneri i Egnatias, duke kryer zëvendësimin e dytë. Ildjan Shyti largohet nga fusha, futet në lojë Demir Imeri. Më parë u fut Ilirid Ademi në vend të Bledar Lilës.

 23′ Reagon Egnatia me anë të Jackson. Braziliani shmang Aleksin, por nuk ka forcë gjuajtja e tij. Pret pa probleme Qirko.

 13′ Teuta shënon edhe golin e dytë. Inkursion i bukur i Klejdi Dacit, i cili mposht Pujën me një parabolë të bukur.

 9′ Ekipi durrsak në avantazh. Ledio Beqja shfrytëzoi një kros nga këndorja dhe realizoi me kokë.

 8′ Rubin Hebaj provon nga zona e 16 metrave, mbrojtja e Egnatias devijon topin në këndore.

  Fillon ndeshja në “Niko Dovana”.

Teuta-Egnatia është një duel i rëndësishëm në lidhje me vendin e tetë, që të dërgon në “play-out”. Skuadra durrsake numëron 6 pikë më shumë se djemtë e Ramadanit, dhe një fitore sot sjell shpëtimin e sezonit.

Ndeshja nis në orën 16:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3. Renato Arapi ka zgjedhur skemën 4-4-2 për takimin e sotëm. Vetëm një ndryshim te Teuta në krahasim me barazimin ndaj Tiranës, me Beqjan që i zë vendin Asion Dajës në mesfushë.

Ndryshime skeme edhe tek Egnatia, që sot zbret në fushë me skemën 4-1-2-3. Trajneri Zekirija Ramadani ka bërë dy ndryshime në formacion pas humbjes me Laçin, duke u dhënë nga një fanellë titullari Ildian Shytit dhe Bledar Lilës.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA (4-4-2): Qirko; Idrizaj, Jazxhi, Ivanovic, Kotobelli; Peposhi, Aleksi, Beqja, E. Vila; Daci, Hebaj. Trajner: Renato Arapi.

EGNATIA (4-1-2-3): Puja; Ymeraliaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Michael; Shyti, Jackson; Lila, Pedro, Delarge. Trajner: Zekirija Ramadani.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency