Kategoria Superiore

VIDEO/ Teuta rikthehet te fitorja, mposht dhe zhyt në krizë Dinamon

Teuta ka fituar takimin e raundit të 21-të të Abissnet Superiore, në një takim që në fakt është dominuar nga Dinamo.

“Blutë” e kryeqytetit e nisën furishëm këtë sfidë, por u ndalën në minutën e 11’ nga Emiljano Vila, i cili pas një asisti nga Rubin Hebaj, i dhuroi golin e avantazhit durrsakëve dhe shënoi për herë të parë për këtë sezon.

Më pas Dinamo do të vazhdonte të mbante kontrollin e ndeshjes, duke krijuar shumë raste, me disa prej tyre të pritura nga portieri Dema, e me pjesën tjetër që nuk shkuan në destinacionin e duhur.

Pjesa e dytë e takimit u kontrollua sërish nga “blutë”, Denisson, Ibraimi dhe Haxhiu tentuan në disa raste që të shënon, megjithatë asnjëra prej këtyre goditjeve nuk ishte e suksesshme.

Pas kësaj ndeshje Teuta renditet e gjashta me 24 pikë, teksa Dinamo renditet i nënti me vetëm 19 pikë të grumbulluara.

Kjo ndeshje e zhyt akoma më shumë në krizë ekipin e Dinamos, që mundet për të katërtën herë radhazi, teksa Teuta merr fitoren e parë pas dy humbjeve dhe i shpëton zonës së kuqe të renditjes.

Abissnet Superiore
Java e 21-të

Teuta-Dinamo 1-0 (E. Vila 11′)

Kronika e ndeshjes:

90+1’- Mihana rrezikon keq portën e Teutës, por ajo goditje pritet nga Dema që reagon në mënyrë perfekte.

86’-Gruda rrezikon portën e Harizajt, por e dërgon topin shumë lart mbi top.

77’-Denisson rrezikon portën e Demës, por ajo goditje devijohet nga Jazexhi.

69’-Mban Patrik Bardhin për t’i marrë topin, dënohet me karton të verdhë Lorenco Vila.

64’-Dinamo humbet një super rast, Chinedu asiston Demirin, por ky i fundit e dërgon topin në traversë. Më pas është Haxhiu ai që tenton në çështje sekondash, i pafat edhe ai, pasi topi shkon shumë lart mbi portë.

59’-Zëvendësim te Teuta, del nga fusha e lojës Hyka dhe vendin e tij e merr Plaku.

57′ Dinamo sërish në sulm. Penallti në lëvizje për Rimal Haxhiun, por gjuajtja është e pasaktë

56′ Dinamo pranë barazimit. Patrik Bardhi dhuron një pasim nga krahu i djathtë, por braziliani Denisson bën më të vështirën duke e dërguar topin jashtë

54’-Kapiteni i Dinamos tenton të godasë, për të parën herë këtë pjesë të dytë, në portën e Demës, por e dërgon topin shumë lart.

Nis pjesa e dytë e sfidës Teuta-Dinamo. Kryeqytetasit, në kërkim të barazimit në “Elbasan Arena”.

Mbyllet pjesa e parë, Teuta ruan avantazhin ndaj Dinamos në “Elbasan Arena”.

33’-Chinedu realizon një goditje shumë të bukur, por nuk ia del ta dërgojë topin në portën e Demës.

31’-Dinamo kërcënon portën e Teutës, kapiteni Ibraimi godet topin lehtë në kërkim të trekëndëshit të portës, por nuk ia del, pasi e dërgon mbi portë.

26’-Denisson tenton të godasë në portën e Teutës, por ai top devijohet shumë mirë nga portieri Dema.

23’-Hebaj tenton të godasë portën e Dinamos, por e dërgon topin shumë lart mbi portë.

 18′ Teuta merr zemër nga goli. Hyka ul një top për Albano Aleksit, por gjuajtja e mesfushorit devijohet në këndore. Gjuan me kokë Jazxhi, pret pa probleme Harizaj.

 11′ Teuta në avantazh. Asist i Rubin Hebajt dhe finalizim i bukur i Emiljano Vilës, i cili gjen golin e parë sezonal në kampionat.

 10′ Skemë e bukur e Dinamos, gjuan Rimal Haxhiu, reagon në mënyrë të shkëlqyer 17-vjeçari Endri Dema në ndeshjen e parë në Superiore.

 7′ Dinamo jep shkëndijën e parë. Haxhiu hedh një top në zonë, Denisson del blof, ndërsa gjuajtja e Chinedut bllokohet nga Dema.

Formacionet zyrtare:

Teuta (4-2-3-1): Dema; Daja, Jazexhi, Filipovic, Todorovski; Aleksi, Beqja; E. Vila, Hyka, L. Vila; Hebaj

Dinamo (4-2-3-1): Harizaj; Bardhi, Sofranac, Imami, Demiri; Lilaj, Siljanovski; Haxhiu, Ibraimi, Denisson; Chinedu

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency