Featured

VIDEO/ “Ti bën një m…”, trajneri dhe drejtori i klubit italian sherr për merkaton!

Kur mungojnë edhe vetëm 17 ditë para se të fillojë kampionati, situata te Torino duket se nuk është ndër më të mirat. Për ta vërtetuar këtë mjafton një video e cila tregon kundërshtitë mes drejtuesve dhe trajnerit Ivan Juric sa i takon lëvizjeve të klubit në merkato.

Drejtori sportiv, Davide Vagnati dhe Juric janë përplasur fillimisht verbalisht ndërsa pati përpjekje edhe për një sherr të mirefilltë, fizikisht. “Skuadrën e bëj unë”, ishin fjalët e drejtorit sportiv, ndërsa Juric ia kthen; “Ti bën një m…”.

Për fat të mirë, një person i tretë ndërhyri dhe evitoi përplasjet ndërsa atmosfera duket tejet pesimiste në lidhje me sezonin e ri ku “Granadat” humbën dy futbollistë si Belotti e Bremer.

Mbetet për t’u parë tashmë edhe anën e kujt do të mbajë presidenti Urbano Cairo, pasi një mes drejtorit dhe trajnerit mund të mos jetë më pjesë e Torinos në të ardhmen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency