Premier League

VIDEO/ Tifozët e United bëhen agresivë, sulmojnë kundërshtarët në Old Trafford

Manchester United e mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon sa i takon ndeshjeve në Old Trafford teksa Djajtë e Kuq triumfuan me rezultatin 3-0 ndaj Brentford. Por, edhe pse duhej të ishte një festë për tifozët, këta të fundit e kishin mendjen për të bërë “sherr” me tifozerinë kundërshtare.

Për fat të mirë, policia dhe forcat e sigurisë së stadiumit ishin në gjendje gatishmëria dhe nuk lejuan dy tifozeritë të përplaseshin fizikisht pasi në të kundërt bilanci mund të ishte tragjik. Nga ana tjetër, tifozët e United nuk u mjaftuan vetëm me tentativën për të sulmuar kundërshtarët e tyre, teksa koret kundër familjes Glazers mund të dëgjoheshin kudo në ambientet e Old Trafford.

Ky sezon ka rezultuar një dështim për United duke qenë se skuadra, kur kanë mbetur edhe dy ndeshje në Premier League, duhet të shpresojë në një mrekulli për të mbërritur vendin e katërt në kampionat.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency