VIDEO/ Tirana “bie” edhe në Bosnjë, bardheblutë e mbyllin pa asnjë fitore rrugëtimin europian!
Tirana mbyll aventurën europiane në Bosnje me bardheblutë që u mposhtën edhe në ndeshjen e kthimit nga Zrinjski me rezultatin 3-2. Bardheblutë pësuan dy gola që në pjesën e parë dhe u dukën të pashpresë për kualifikimin. Megjithatë, një start i mirë në fraksionin e dytë pas golit të Ismajlgecit u duk sikur rindezi ëndrrat për kualifikimin, teksa në vazhdim, Florent Hasani humbi një rast të artë për të barazuar shifrat.
Por, sërish boshnjakët nuk ranë në kurthin e euforisë së kryeqytetasve dhe në minutën e 80-të shënuan edhe golin e tretë. Tirana reagoi pas vetëm dy minutash duke shënuar me anë të Redon Xhixhës, por që në fund, për llogaritë e takimit, goli i sulmuesit shërbeu sa për statistikë.
Kështu, bardheblutë përfundojnë rrugën në Europë pa sukeses, një eksperiencë që e nisën nga Champions League por që nuk ia dolën të fitonin asnjë ndeshje nga katër të luajtura.
Kronika e ndeshjes:
82′ Tirana gjen golin e dytë me anë të Xhixhës
80′ Zrinjski shënon edhe golin e tretë duke i dhënë përfundimisht fund shpresave të Tiranës për një kualifikim
69′ Hasani shpërdoron një rast flagrant për golin e barazimit, i vetëm përballë portës gjen vetëm rrjetën e jashtme
Shpëton mirë Tirana, vendasit ndalen nga traversa
51′ Goooool! Tirana rihap sfidën, Seferi asiston dhe Ismajlgeci shënon
36′ Gooool! Bardheblutë ndëshkohen sërish, këtë herë është Ticinovic që mposht Bekajn me një goditje brenda zonës
26′ Gooool! Tirana në disavantazh, boshnjakët ndëshkojnë bardheblutë me një supergol!
1′ Starton sfida në Bosnje, Tirana kërkon përmbysjen ndaj Zrinjskit pas disfatës 0-1 në ndeshjen e parë në Air Albania
Zrinjski: Condric, Memija, Barisic, Magdic, Corluka, Savic, Kamenar, Jankovic, Jukic, Ticinovic, Bilbija
Trajner: Sergej Jakirovic
Tirana: Bekaj, Tosevski, Najdovski, Behiratche, Ismajlgeci, Totre, Aleksi, Limaj, Xhixha, Seferi, Devid
Trajner: Orges Shehi



