Featured

VIDEO/ Tirana bind edhe ndaj Egnatias, matematika e ndan nga titulli

Tirana gjithnjë e më pranë titullit kampion. Bardheblutë nuk kanë ndërmend të ulin ritmin dhe pasditen e sotme kanë marrë një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin e pastër 0-3 ndaj Egnatias në Rrogozhinë, duke iu afruar edhe më shumë  titullit.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi shënoi që në sekondat e para me anë të Redon Xhixhës dhe më pas e pati të lehtë menaxhimin e lojës. Egnatia provoi të reagojë me disa goditje nga distance, por pa rezultat, ndërsa në pjesën e dytë ishin Hoxhallari e Najdovski që shënuan golat që vulosën fatin e sfidës.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 66 pikëve dhe në një nga dy ndeshjet e radhës mund të festojë zyrtarisht titullin kampion, ndërsa Egnatia mbetet në zonën e Play Out-it për shmangien e të cilës do të luftojë deri në fund ndaj Teutës.

Rank Teams Points
1 Tirana 73
2 Laçi 63
3 Partizani 58
4 Vllaznia 55
5 Kukësi 55
6 Teuta 50
7 Kastrioti 43
8 Egnatia 35
9 Dinamo 29
10 Skënderbeu 26

 

Abissnet Superiore
Java e 29-të

Egnatia-Tirana 0-3 (Xhixha 1′, Hoxhallari 53′, Najdovski 73′)

Kronika e ndeshjes:

 – Mbyllet sfida me fitoren e thellë 0-3 të Tiranës…

88’ – Pranë golit të katërt Tirana. Bardheblutë ekzekutojnë këndoren me një skemë të bukur, por goditja e Tolit largohet nga mbrojtja rrogozhinase.

73’ – Gooool. Tirana mbyll llogaritë e ndeshjes me Egnatian, pasi shënon edhe golin  e tretë, këtë herë me mbrojtësin Najdovski, që përfiton nga një top i pritur nga portieri Puja dhe e shtyn në rrjetë.

65’ – Egnatia ka mundësi të rihapë ndeshjen, por ndonëse merr një pasim perfekt, Magani del huq dhe nuk arrin të dërgojë topin në rrjetë, nga një distancë fare e afërt.

53’ – Goooool. Erjon Hoxhallari shënon një gol spektakolar. Kapiteni bardheblu merr përsipër goditjen e dënimit dhe dërgon topin në trekëndëshin e portës së Pujës, duke shënuar golin e parë për këtë sezon. Festë bardheblu në Rrogozhinë.

52’ – Kundërsulm i Tiranës me Seferin, që kalon topin mbi Pujën, por ndalet me faull. Goditje dënimi për Tiranën, që pretendon diçka më shumë se kartoni i verdhë për portierin.

49’ – Demir Imeri ekzekuton një goditje dënimi, por topi shkon lehtë në duart e Bekajt.

45’+2 – Krosim në zonë për Xhixhën, që provon me një goditje me kokë, por zotëron pa problem portieri Bruno Puja.

45’+1 – Taulant Seferi niset në një kundërsulm të shpejtë dhe gjuan i vetëm përballë Pujës, por gardiani i Egnatias reagon mirë dhe mban në lojë skuadrën rrogozhinase.

35’ – Jackson provon me një goditje mjaft të bukur nga distanca, por fluturon Visar Bekaj dhe grushton, duke shpëtuar portën bardheblu.

24’ – Demir Imeri provon nga distance, por topi devijohet nga një fanellë bardheblu dhe përfundon mbi kuadrat. Vetëm këndore për rrogozhinasit.

 20′ Mundësi e mirë për ekipin e Orges Shehit, por goditja e dënimit e Ismajlgecit është e pasaktë.

 17′ Tirana provon një skemë. Ismajlgeci gjen Hotin, i cili tenton portën kundërshtare, devijon Artur Magani.

 14′ Tirana e rrezikshme me Xhixhën dhe Ismajlgecin, mbrojtja e Egnatias bllokon gjuajtjen e anësorit të majtë.

 7′ Goditje dënimi për vendasit, Visar Bekaj grushton topin e ardhur nga krahu i majtë, duke evituar rrezikun.

 1′ 20 sekonda i kanë mjaftuar Tiranës për të zhbllokuar ndeshjen me anë të Redon Xhixhës, me sulmuesin që realizoi një gol të bukur.

Formacionet zyrtare

EGNATIA (4-2-3-1): Puja; Ymeraliaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Iseni, Agbegpornu; Ademi, Imeri, Jackson; Magani. Trajner: Zekirija Ramadani. 

TIRANA (4-3-3): Bekaj; Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci; Totre, Hoti, Limaj; Xhixha, Devid, Seferi. Trajner: Orges Shehi. 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency