Video/ Tirana ngec sërish, barazim “i vakët” ndaj Skënderbeut
Tirana ngec sërish, këtë herë ndaj Skënderbeut në Korçë, ku nuk shkoi dot përtej barazimit pa gola, megjithatë mbetet në vendin e parë të renditjes me 21 pikë, pavarësisht rezultatit që do të marrë Kukësi nesër.
Bardheblutë bënë shumë pak për të marrë fitoren në Korçë, ndaj një Skënderbeu, që përveçse mbrohej me forca të shumta, disa herë doli kërcënueshëm në kundërsulm dhe vuri në vështirësi Bekajn.
Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi rezultatin e bardhë 0-0, falë të cilit Skënderbeu merr një pikë mjaft të rëndësishme, ndërsa Tirana lë dy të tilla dhe u jep mundësi rivalëve t’i afrohen edhe më shumë.
Skënderbeu – Tirana 0-0
Kronika e ndeshjes:
– Mbyllet ndeshja në Korçë, me rezultatin e barabartë 0-0.
90′ – Akordohen 4 minuta shtesë…
87′ – Limaj provon me një goditje nga distanca, por topi shkon shumë larg kuadratit…
84′ – Krosim në zonë i bardhebluve dhe Zguro devijon topin edhe me ndihmën e dorës, por për arbitrin nuk është penallti…
78’ – Mensah niset bukur dhe lëshon një goditje nga jashtë zone, në pozicion të prirët, por grushton mirë Bekaj duke dërguar topin në këndore.
72’ – Totre lëviz mirë drejt zonës kundërshtare dhe lëshon një goditje mjaft të bukur, por Rexhepi është në gatishmëri dhe grushton, duke shpëtuar portën nga goli.
64′ – Goditje dënimi për Tiranën. Shans i mirë, por goditja e kapitenit bardheblu ndalet nga muri vendas
61′ – Skënderbeu sërish i rrezikshëm. Mensah futet në zonë në krahun e djathtë, por pasimi për Marën nuk është i saktë
60′ – Goditje dënimi për Skënderbeun, gjuan Dwoumfour, por pret pa probleme Bekaj
46′ – Starton pjesa e dytë. Memelli hedh në fushë Berishën në vendin e shkodranit Nikaj…
45′ + 4 – Mbyllet pa gola pjesa e parë. Një 45-minutësh i luftuar shumë në mesfushë nga të dy skuadrat, por me shumë pak raste të mira shënimi.
45′ – Akordohen 4 minuta shtesë
40’ – Ndalet ndeshja në Korçë. Tifozët hedhin tymuese në fushë dhe arbitri ndal lojën pasi tymi nuk lejon shikim të qartë. Pas dy minutash ndërprerje, rinis sërish loja.
18′ – Seferi i shkon shumë pranë golit, por një devijim shpëton portën e Rexhepit…
12′ – Provon edhe Skënderbeu me Dwomfour, por topi shkon jashtë kuadratit, pa rrezik për Bekajn…
6′ – Provojnë bardheblutë me një goditje nga distanca, por topi shkon jashtë, ngjitur me shtyllën…
– Starton sfida në Korçë…
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu (3-5-2): Rexhepi; Zburo, Vitija, Sadriu, Dëomfour, Meksi; Agnaldo, Jean Victor, Mara; Mensah, Nikaj
Tirana (4-2-3-1): Bekaj; Toshevski, Zhivanaj, Hoxhallari, Ismailgeci; Toli, Najdovski; Hoti, Limaj, Seferi; Ngo’o



