Featured

VIDEO/ Tirana vë diktatin në Superiore, i mjafton një pjesë loje për “asgjësimin” e Laçit

Tirana vë diktatin në Abissnet Superiore. Kryesuesit e kampionatit mposhtën thellë 4-1 Laçin në “Air Albania”, duke e thelluar në gjashtë pikë diferencën me rivalin të drejtpërdrejtë për titullin kampion. Edhe pse ende nuk mund të flitet për siguri absolute, bardheblutë duken të pandalshëm drejt trofeut të 26-të në elitën e futbollit shqiptar.

Bardhblutë e hipotekuan suksesin brenda pjesës së parë, duke përfituar nga gafat dhe përgjumja e skuadrës kurbinase. Redon Xhixha, pa dyshim më i miri i sfidës, hapi dhe mbylli serinë e golave për bardhebklutë, e mes finalizimeve të tij tundën rrjetën Najdovski e Seferi. Goli i Julian Shehit me 11-metërsh në fillin të fraksionit të dytë thjesht u shërbeu për statistikë kurbinasve.

Tirana – Laçi 4-1 (Xhixha 5′, 43′, Najdovski 19′, Seferi 28’/ Shehu 51′ (11-m))

90′ – Kërcënues Qato nga jashtë zonë, por i mungon shënjestra.

81′ Kombinim i bukur mes Tolit dhe Seferit, me sulmuesin bardheblu që ndalet nga Dajsinani.

64′ – E lehtë për t’u kontrolluar nga Dajsinani tentativa e Hoxhallarit nga distanca.

61′ – Kërkon një gol të mrekullueshëm nga distanca Qato, por topi shkon mbi tra.

51′ – Goooool! Nga pika e bardhë tregohet i saktë Julian Shehu, 4-1.

50′ – Pas thuajse tri minutash konsultim me dhomën e VAR-it, Bajramaj akordon penallti për Laçin, për ndërhyrje të gabuar ndaj Zylfiut.

46′ – Josa e nis pjesën e dytë me një zëvendësim, Roganovic nuk del në fushë, zëvendësohet nga Zylfiu.

43′ – Gooool! Laçi nuk ekziston në fushë. Hoxhallari jep një asist perfekt nga thellësia për Xhixhën, që përballë Dajsinanit, paksa prirët me portën, shënon golin katërt, të dytin personal, 4-0.

 

36′ –  E lehtë goditja e Limajt nga Distanca, kontrollon lehtësisht Dajsinani.

28′ Gooool! Kapitullon shumë shpejt Laçi, me gabime të shumta në mbrojtje. Fillimisht godet nga distanca Dejvid, me topin që grushtohet nga Dajsinani, por në vijim të aksionit mbrojtja kurbinase gabon sërish, duke i dhënë mundësi Seferit të realizoi golin e tretë, 3-0. 

23′ Me fat Tirana pas një aksioni të shpejtë të Laçit, topi i goditur fuqishëm nga Veliaj stampohet në traversë.

19′ – Gooool! Tirana sërish në festë, Filip Najdovski realizon me kokë në zhvillimet e këndorës, 2-0.

18′ – Shpërthen Seferi, i cili pason për Enur Totren, por edhe në këtë rast bën mrekullinë Dajsinani.

5′- Goool! Gabim i pafalshëm i Roganovic në kthimin e topit drejt portierit, përfiton Xhixha, që nuk gabon përballë Dajsinait, 1-0.

4′ – Redon Xhixha provon me një kthesë thuajse në kënd zero, topi përfundon jashtë.

Nis sfida në “Air Albania”, topin e parë e shkelmojnë futbollistët e Tiranës.

Formacionet zyrtare:

Tirana: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Përgjoni, Toli, Najdovski, Limaj, Totre, Xhixha, Seferi, De Silva
Trajner: Orges Shehi

Laçi: Dajsinani, Roganovic, Malota, Velkovski, Turkaj, Ziko, Shehu, Ujka, Mazarekaj, Veliaj, Adeleke
Trajner: Mirel Josa

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency