VIDEO/ Tiranë e pandalshme, Devid-Bekaj ngjyrosin derbin bardheblu! Dinamo s’ngre kokë as me Vanolin
Tirana e mposht sërish Dinamon në kampionat. Goli i Devid i dhuroi suksesin e radhës bardhebluve kryesues, dhe të tretin radhazi sezonal në derbin kundër bluve.
Braziliani shfrytëzoi një asist të Redon Xhixhës në minutën e 69-të dhe dërgoi topin pas shpinës së Simon Simonit.
Debutim me humbje për Rodolfo Vanolin në stolin e Dinamos, që zhvilloi një pjesë të parë shumë të mirë.
I pafat Agim Ibraimi. Kapiteni goditi shtyllën në fraksionin e parë të takimit, teksa humbi penallti tre minuta përpara fundit.
Fantastik Visar Bekaj me pritjen e tij, që i mundësoi Tiranës të dërgojë përkohësisht në +13 pikë diferencën me Laçin e vendit të dytë.
Ndërkohë, kjo ishte humbja e 12-të në kampionat për Dinamon, që mbetet në vend të parafundit në renditje.
Abissnet Superiore
Java e 26
Tirana-Dinamo 1-0 (Devid 69′)
Kronika e ndeshjes:
87′ Penallti për Dinamon. Arbitri Xhaja pa në VAR një prekje me dorë nëzonë. Gjuan kapiteni Ibraimi, grushton Visar Bekaj.
69′ Tirana në avantazh. Simon pret gjuajtjen e Totres. Asist i Redon Xhixhës dhe gol i brazilianit Devid, i cili kaloi bardheblutë kryesues në avantazh.
64′ Dalje e mirë e Dinamos. Chinedu pason për Sabien Lilajn, gjuajtja e të cilit përfundon mbi traun e portës bardheblu.
60′ Redon Xhixha pason për Vesel Limajn, por gjuajtja e numrit 10 të Tiranës nuk ka forcë, pret pa probleme Simoni.
51′ Chinedu merr një top nga Ibraimi dhe marshon drejt portës kundërshtare. Gjuajtja e sulmuesiit afrikan devijohet në këndore nga Hoxhallari.
42′ Kontakt mes Taulant Seferit dhe Simon Simonit. Arbitri Xhaja akordon faull për Dinamon.
31′ Goditje dënimi në krahun tjetër. Tenton Vesel Limaj, grushton portieri Simon Simoni.
29′ Goditje dënimi për Dinamon. Gjuan kapiteni Ibraimi, topi mbi tra.
27′ Minuta të bukura në “Elbasan Arena”. Super asist i Redon Xhixhës, Devid gabon përballë Simonit duke humbur një mundësi të artë.
23′ Blutë zhbllokojnë ndeshjen. Ali Samake dërgon topin në rrjetë. VAR-i anulon festën dinamovite për prekje të topit me dorë nga lojtari i ekipit të Vanolit.
23′ Çfarë shansi për Dinamon. Sabien Lilaj lëviz bukur në zonë, por nuk ia del të dërgojë topin në rrjetë. Pritje fantastike e Visar Bekajt.
17′ Rimal Haxhiu niset bukur në krahun e majtë dhe tenton trekëndëshin e portës së Tiranës, duke mos pasur te Ibraimi, i cili ishte i vetëm.
16′ Reagon Tirana. Xhixha pason për Taulant Seferin, por gjuajtja e tij grushtohet nga portieri Simoni.
15′ Tjetër mundësi për Dinamon. Patrik Bardhi i shkëputet mbrojtjes bardheblu, diagonalja e tij kalon ngjitur me shtyllën.
13′ Dinamo afër golit të avantazhit. Agim Ibraimi kalon Vesel Limajn dhe gjuan drejt portës, topi prek shtyllën dhe përfundon jashtë.
Tirana do të presë sot në orën 16:45 skuadrën e Dinamos, në derbin që pritet të jetë shumë interesant dhe i luftuar.
“Bardheblutë” duan blindimin e vendit të parë ndaj dhe sot do tentojnë për të marrë tre pikët e radhës. Ndërsa “blutë” e kryeqytetit vijnë në këtë sfidë në pozita shumë të vështira pasi renditen të 9-ët. Dinamo po ashtu vjen në këtë ndeshje nën drejtimin e trajnerit të ri Rodolfo Vanolit, që mori drejtimin e ekipit pas shkarkimit të Bledar Devollit, dhe bëhet kështu i treti që merr kreun e stolit të këtij ekipi
Ndërsa na ndajnë edhe disa minuta nga fillimi derbit trajnerët Orges Shehi dhe Rodolfo Vanoli kanë formacionet zyrtare si do të luajnë sot skuadrat e tyre.
Formacionet zyrtare
Tirana: Bekaj, Toshevski, Hoxhallari, Behiratche, Ismailgeci, Toli, Totre, Limaj, Xhixha, Seferi, De Silva. Trajner. Orges Shehi.
Dinamo: Simoni, Siljanovski, Sofranac, Mihaj, Sidibe, Samake, Lilaj, Ibraimi, Bardhi, Haxhiu, Chinedu. Trajner. Rodolfo Vanoli.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



