Featured

VIDEO/ Tiranë madhështore! Seferi-Xhixha leksion Kukësit, nis arratia bardheblu

Super Tirana, Kukësi në tapet. Bardheblutë e Orges Shehit fituan 4-0 në “Air Albania” përballë ekipit verilindor, duke siguruar tre pikë fantastike falë një futbolli shumë të bukur në supersfidën e javës së 18-të në Abissnet Superiore.

Dy golat spektakolarë të Redon Xhixhës (7 gola sezonalë në kampionat për 23-vjeçarin laçian) dhe dy golat e Taulant Seferit, i cili kryeson listën e golashënuesve me 10 realizime, i dhuruan 25 herë kampionëve të Shqipërisë triumfin përballë Kukësit, që mungonte në kampionat prej 4 nëntorit të vitit 2020.

Rank Teams Played Points
1 Tirana 36 73
2 Laçi 36 63
3 Partizani 36 58
4 Vllaznia 36 55
5 Kukësi 36 55
6 Teuta 36 50
7 Kastrioti 36 43
8 Egnatia 36 35
9 Dinamo 36 29
10 Skënderbeu 36 26

Duel spektakolar në kryeqytet, teksa Seferit iu anuluan dy gola për pozicion të parregullt. Suksesi i sotëm ka ngjitur Tiranën në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Kukësi, që duhet ta harrojë sa më shpejt këtë sfidë, mbetet me 31 pikë.

Tirana-Kukësi 4-0 (Seferi 38′, 90+1′ Xhixha 44′, 64′)

Kronika e ndeshjes:

 90+1′ Vjen goli i katërt. Seferi i shkëputet mbrojtjes mike, shmang portierin Xhika dhe vulos suksesin me “poker” të ekipit kryesues.

 86′ Gjuajtje potente e Gligorov, topi devijohet në këndorë nga mbrojtja bardheblu.

 74′ Seferi kërkon golin e dytë personal, por dëshirën ia bllokon Xhika dhe arbitri anësor për pozicion të parregullt.

 64′ Supergol i Redon Xhixhës. 23-vjeçari niset nga krahu i djathtë dhe gjen trekëndëshin e portës kuksiane, duke mbyllur llogaritë e kësaj sfide.

 61′ Goditje dënimi në kufijtë e zonës së rreptësisë për Kukësin, gjuajtje për t’u harruar nga kapiteni Gjelbrim Taipi.

 53′ Shans i artë për Kukësin, por Emiliano Musta bën më të vështirën duke humbur një rast flagrant.

 52′ Taulant Seferi realizon një tjetër gol, por pozicioni i sulmuesit të Tiranës është i paregullt dhe rezultati vijon të jetë 2-0.

 44′ Tirana realizon edhe golin e dytë. Redon Xhixha niset bukur nga krahu i djathtë, marshon drejt portës dhe dyfishon për ekipin kryesues.

 43′ Ndeshje e bukur në kryeqytet. Edison Ndreca vepron bukur në krahun emajtë, gjuajtje e tij pritet nga Bekaj.

 40′ Reagon Kukësi. Diagonale potente e Ndrecës, pret portieri Bekaj.

 38′ Tirana në avantazh. Hoxhallari kthen një top në zonë, përfiton Seferi i cili realizon me kokë, duke ndezur festën e tifozëve bardheblu.

 34′ Zgjohet Kukësi. Edison Ndreca dhuron një asist për Emiliano Mustën. Gjuan anësori i majtë, grushton portieri Bekaj.

 33′ Rast i pastër për Tiranën, që po dominon ndeshjen. Xhixha merr një asist fantastik, del i vetëm përballë Xhikës, i cili pret gjuajtjen e sulmuesit bardheblu.

 31′ Mundësi shumë e mirë për ekipin kryesues. Redon Xhixha godet menjëherë pas një topi të ardhur nga krahu i majtë, devijon në këndore portieri Xhika.

 26′ Tjetër kërcënim i Seferit. Sulmuesi i Tiranës kontrollon bukur një top, por gjuajtja e tij devijohet nga Lulaj në momentin e fundit.

 18′ Provon Limaj, por gjuajtja e mesfushorit devijohet në këndore. Gjuan me kokë kapiteni Hoxhallari pas krosimit, topi mbi tra.

 14′ Tirana sërish e rrezikshme. Diagonale e Seferit, Xhixha nuk mbërrin te topi që përfundon jashtë.

 3′ Taulant Seferi gjen golin për bardheblutë, por anulohet për pozicion të parregullt të sulmuesit të Tiranës.

Formacionet:

Tirana(5-3-2): Bekaj, Toshevski, Behiratche, Najdovski, Hoxhallari, Ismailgeci, Totre, Toli, Limaj, Xhixha, Seferi

Trajner: Orges Shehi

Kukësi(5-3-2): Xhika, Gligorov, Lulaj, Marku, Ndreca, Sh.Taipi, Pablo, Gj.Taipi, Hila, Musta, Basa

Trajner:Diego Longo

Gjyqtar:Olsid Ferhataj

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency