Video/ Tjetër gol nga Ernest Muçi, por s’i mjafton Legias
Ernest Muçi gjen sërish golin në kampionatin elitar polak, por, fatkeqësisht finalizimi i tij nuk i shërbeu Legias së Varshavës për të marrë pikë në fushën e Gornik, pasi u mposht 3-2. Sulmues i Kombëtares Shqiptare përfitoi nga topi i mbetur në zonë në minutën e 54-t dhe goditi drejt portës, pas bëri një lëvizje mashtruese, që nxori jashtë loje dy mbrojtës, me topin që e kaloi vijën fatale pasi nuk u kontrollua si duhet nga portieri. Rezultati u barazua 2-2, por në minutat shtesë Kubica shënoi golin e fitores për Gornik, duke i shkaktuar humbjen e 10-të Legias, e cila renditet e parafundit ne Extraklasa pas javës së 13-të. Për 20-vjeçarin shqiptar, ish-sulmues i Tiranës goli i shënuar ishte I treti në kampionat në këtë sezon.



