Premier League

VIDEO/ Tottenham bën autokritikë, Spurs shënojnë tre gola në transfertë

Tottenham është rikthyer te suksesi në kampionat teksa mposhti në transfertë me rezultatin e pastër 0-4 skuadrën e Leeds. Të besuarit e trajnerit Antonio Conte bënë autokritikë pas rezultateve zhgënjyese në javët e fundit ndërsa tashmë rifitojnë edhe njëherë shansin për të pretenduar një kualifikim të mundshëm në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Sa i takon kronikës së ndeshjes, Spurs e zgjidhën takimin që në pjesën e parë duke shënuar tre gola. I pari që hapi llogaritë e sfidës ishte Doherty, me anësorin që shfrytëzoi më së miri asistin e Sessegnon në minutën e 10 ndërsa nuk e pati të vështirë të mposhtë portierin Meslier. Sakaq, vetëm pesë minuta më pas, Kulusevski shënoi golin e dytë për të tijtë ndërsa insistoi me inkursionin e tij dhe me të majtën shkundi edhe njëherë tjetër rrjetën.

Nga ana tjetër, Leeds pati mundësinë të shkurtonte shifrat me anë të Koch, por fati ishte me Hugo Lloris teksa sfera u përplas në shtyllë. Ndërkohë, në minutën e 27 në listën e golashënuesve u shtua edhe Harry Kane i cili u tregua i saktë në goditjen brenda zone.

Në fraksionin e dytë, Tottenhan nuk pati shumë impenjim dhe u kujdes për të menaxhuar avantazhin, ndërsa Heung Min Son në minutën e 85, vendosi ta bënte edhe më të madhe festën e të tijve duke shënuar golin e katërt. Pas këtij triumfi, Tottenham është në koutën e 47 pikëve dhe mban vendin e shtatë, ndërkohë që Leeds mbetet në vendin e 15 me 23 pikë të grumbulluara.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency