Premier League

VIDEO/ Tottenham i shënon pesë gola Evertonit, Conte “leksion” Lampard

Tottenham ka treguar “muskujt” në ndeshjen shtëpiake ndaj Everton duke qenë se triumfuan lehtësisht me rezultatin 5-0. Të besuarit e trajnerit Antonio Conte ishin dominant ndaj atyre të Frank Lampard, ndërsa ndeshja u vendos në “shinat e duhura” prej minutës së 14-të kur Kean dërgoi topin gabimisht në rrjetën e tij pas një harkimi të Son. Vetëm tre minuta më pas, koreano-jugori gjeti vetë rrugën e rrjetës teksa shfrytëzoi më së miri asistin e Kulusevskit.

Në vazhdim, euforia e vendasve mbeti në dozat më të larta dhe në këtë formë nuk vonoi goli i tretë këtë herë me Harry Kane. Kapiteni i shpëtoi mbulimit të mbrojtjes kundërshtare dhe i vetëm përballë Pickford nuk gaboi shënjestër. Për golin e sulmuesit u desh edhe ndërhyrja e VAR, por që pas pak sekondash teknologjia konfirmoi se Kane ishte në pozicion të rregullt.

Sa i takon fraksionit të dytë të lojës, vendasit e nisën aty ku mbyllën pjesën e parë pasi ende pa u mbushur një minutë, Sessegnon shënoi golin e katërt pas asistit të Dejan Kulusevskit. Në vazhdim, Everton provoi të realizonte golin e flamurit, mirëpo Spurs nuk u ndalën dhe Kane realizoi fluturimthi pas një pasimi të Emil Hojbjerg. Në minutat pasardhëse, Tottenham menaxhoi në perfeksion avantazhin duke marrë tre pikë të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje, Tottenham ngjitet në kuotën e 45 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa me dy ndeshje për të rikuperuar, tashmë besohet te vendi i katërt edhe pse favorit kryesor është Arsenali. Nga ana tjetër, Everton rrezikon qëndrimin në Premier pasi aktualisht mban vendin e 17 me 22 pikë, një pikë larg zonës së ftohtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency