Kategoria Superiore

VIDEO/ Trajneri i Dinamos “harron” ndeshjen, Rusta i rikthen buzëqeshjen

Në “Elbasan Arena” po luhet derbi Dinamo-Partizani, një sfidë shumë e rëndësishme për objektivat e dy ekipeve kryeqytetase.

Bledar Devolli është në kërkim të pikëve të para si trajner i Dinamos. Ish-mesfushori i njohur njihet për temparamentin e tij luftarak.

Devolli është gjithmonë aktiv në stol duke motivuar lojtarët e tij, teksa në minutën e 28-të u regjistrua një episod interesant.

 

Emanuela Rusta është zgjedhur arbitre e katërt në këtë derbi. Në videon e mëposhtme dallohen 27-vjeçarja dhe trajneri i Dinamos duke kryer një bisedë miqësore.

Teksa Dinamo po vuan në ndeshjen kundër “Demave”, Devolli dukej i buzëqeshur nga komunikimi me arbitren Rusta.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency