VIDEO/ Trajneri i Veselit tërbohet keq, heq këpucën dhe kërcënon lojtarët e tij
Salernitana fitoi 2-1 ndaj Fiorentinës, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrimin në Serie A. Skuadra nga Salerno regjistroi suksesin e tretë radhazi në kampionat, dhe tani ndodhet vetëm tre pikë larg arritjes së objektivit.
Një episod interesant ndodhi gjatë ndeshjes, me protagonist trajnerin e Salernitanës. Davide Nicola u tërbua me lojtarët e tij në fundin e pjesës së parë, hoqi këpucën dhe i kërcënoi ata.
49-vjeçari e përjetoi shumë këtë ndeshje, teksa nuk u përmbajt as në minutat e fundit të ndeshjes, moment kur polaku Piatek iu afrua golit të barazimit për Fiorentinën.
Nicola hoqi përsëri këpucën dhe goditi ashpër tokën me të, duke shfryrë gjithë stresin e akumuluar. Në fund festë për skuadrën e Frederic Veselit dhe çlirim për trajnerin pas suksesit 2-1 ndaj ekipit nga Firence.



