Europa League

VIDEO/ Tre tentativa të njëpasnjëshme, Barcelona përmbys rezultatin në Stamboll

Barcelona ka shënuar edhe golin e dytë përballë Galatasarayt, takimi i kthimit i raundit të 1/8-ve në Europa League (0-0 përballja e luajtur në “Camp Nou”).

Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Stamboll, përfundoi në barazim 1-1. Vendasit kaluan në avantazh me anë të Marcao (28’), por Pedri riktheu baraspeshën me një eurogol nëntë minuta më vonë.

 

Ekipi katalanas e ka filluar shumë mirë fraksionin e dytë të takimit, duke gjetur golin e avantazhit dhe të kualifikimit në minutën e 49-të.

Tre tentativa të njëpasnjëshme të Barcelonës: Busquets, Pedri dhe Aubameyang. Spanjolli Pena u tregua fantastik ndaj bashkëpatriotëve të tij, por u dorëzua përballë sulmuesit afrikan, i cili gjeti golin e dytë me Barcelonën në Europa League.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency