VIDEO/ Tripletë e Haaland, City bën përmbysje madhështore ndaj Crystal Palace
Manchester City ishte autor i një përmbysje madhështore në Etihad Stadium përballë Crystal Palace me rezultatin 4-2. The Citizens e panë veten në disavantazhin e dy golave në fraksionin e parë të lojës, ndërsa nuk mundën të krijonin rrezikshmëri në repartin e avancuar.
Megjithatë, në fraksionin e dytë, vendasit e trajnerit Pep Guardiola ishin më të motivuar se kurrë duke arritur një përmbysje spektakolare të udhëhequr nga Erling Haaland.
Në fakt, golin e parë e shënoi Bernardo Silva, por më pas skenën e rrëmbeu norvegjezi i cili u tregua i pamëshirshëm në çdo prekje të topit në zonë duke realizuar një tregolësh, tregolëshin e parë prej momentit kur ka mbërritur në Angli teksa tashmë 22-vjeçari shkon në kuotën e gjashtë golave në Premier League.
Kështu, me rezultatin 4-2 u mbyll takimi ndërsa pas kësaj sfide, City renditet në vendin e parë me dhjetë pikë ndërsa Crystal Palace mbetet në vendin e 13-të me katër pikë.
Kronika e ndeshjes:
Crystal Palace kalon në avantazh me një autogol të Stones, 0-1:
Ndërkohë, Haaland i afrohet golit të barazimit por goditja me kokë e norvegjezit shkon ngjitur me shtyllën e portës së mbrojtur nga Guaita.
City pëson edhe golin e dytë. Nga goditja e këndit, Andersen mposht për herë të dytë portierin Ederson, 0-2:
City shkurton diferencat, Bernardo Silva shënon për Qytetarët, 1-2;
Manchester City barazon ndeshjen në 2-2, Haaland shënon me kokë, 2-2;
City arrin përmbysjen e madhe, Haaland ndëshkon sërish Crystal Palace, 3-2;
Haaland shënon sërish, tripleta e parë e norvegjezit në Angli. City vendos tre pikët në kasafortë, 4-2;



