Featured

VIDEO/ Triumf tenistik në “Anfield”, Liverpool vendos rekordin e veçantë në Premier

Liverpool dëfreu tifozët sonte në “Anfield” përballë Leeds United, kundërshtar të cilit i shënoi 6 gola, po aq sa janë edhe fitoret radhazi në Premier League për ekipin e Jurgen Klopp.

“The Reds” dominuan në çdo aspekt ekipin e Bielsës, dhe pas triumfit 6-0 numërojnë 60 pikë, tre më pak se Manchester City kryesues. Momo Salah shndërroi në gola dy penallti në pjesën e parë, teksa realizoi edhe Joel Matip.

 

Vendasit shënuan edhe tre gola të tjerë në fraksionin e dytë të takimit. Dygolësh për Sadio Mane, teksa në fund pati festë edhe për Virgil Van Dijk, që kompletoi suksesin tenistik të ekipit të tij.

Liverpool ka tre golashënuesit më të mirë në ishull (Salah 19, Diogo Jota 12, Sadio Mane 11) dhe tre lojtarët më numrin më të madh të asisteve (Momo Salah 10, Trent Alexandër-Arnold 10, Andrew Robertson 9).

 

Tottenham nuk ia doli të mbajë ritmin e fitoreve pas triumfit 2-3 ndaj kryesuesve të “Cityzens”. Djemtë e Antonio Contes humbën 1-0 në fushën e Burnley, që mori tre pikë të arta për objektivin mbijetesë falë golit të Ben Mee 20 minuta përpara fundit. Sfida tjetër mes Watford dhe Crystal Palace u mbyll 1-4 për ekipin mik.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency