VIDEO/ Tuchel tërbohet me mesfushorin, gjermani i ulëret pas disa topave të humbur
Falë një fiitoreje me shifrat 2-0 ndaj Crystal Palace, Chelsea siguroi biletën për në finalen e FA Cup ku në Ëembley do të gjejë përballë Liverpool. Por, suksesi nuk ishte e lehtë për Blutë e Londrës me golat që erdhën vetëm në pjesën e dytë ndërkohë që në një moment edhe trajneri Thomas Tuchel nuk ia doli të përmbante nervat.
Gjermani u acarua me disa zgjedhje të gabuara nga ana e Jorginhos të cilat bënë që skuadra të humbiste zotërimin e topit. Në këtë formë, Tuchel vendosi t’i ulëriste në fushë Jorginhos, me italianin që e mësoi gabimin dhe në vazhdim u shfaq më i kthjellët.
Ky fragment i Tuchel me Jorginhon është shndërruar në një trend të rrjeteve sociale, edhe pse episode të tilla nuk mungojnë gjatë ndeshjeve të një sezoni.



