La Liga

VIDEO/ U shty prej përmbytjes së fushës, merret vendimi për ndeshjen Elche-Mallorca

Ndeshja Elche-Mallorca e vlefshme për raundin e tetë të La Liga, që ishte planifikuar për të nisur në orën 21:00, u shty me 30 minuta.

Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur fushën në “Estadio Manuel Martinez Valero” dhe referuar pamjeve, të cilat po transmetohen ekskluzivisht në “SuperSport 3” kushtet për zhvillimin e sfidës duken shumë të papërshtatshme.

Ndërkohë tashmë ka një vendim për këtë sfidë, mësohet se në rast se ndeshje nuk do të startojë në orën 21:30 atëherë ajo do të shtyhet për t’u zhvilluar në një ditë tjetër.

Në stadium ka pasur probleme me kanalet kullues, ndërsa mësohet se ka pasur edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency