Ligue 1

VIDEO/ U transferua me bujë te PSG, tifozët e vërshëllejnë në çdo top që prek

Sergio Ramos ishte një nga afrimet e bujshme të PSG-së në merkaton e verës. Mbrojtësi spanjoll u transferua me parametra zero në kryeqytetin francez, por nuk ia ka dalë të tregojë asgjë nga kualiteti dhe eksperienca që zotëron.

36-vjeçari ka pësuar shumë dëmtime dhe ka luajtur fare pak me PSG-në. Në sfidën e së dielës kundër Lorient, takim të cilin djemtë e Pochettinos e fituan 5-1, Sergio Ramos u fut në fushë në 20 minutat e fundit.

Ndeshja e gjashtë për të me PSG-në, teksa çdo top që prekte shoqërohej me vërshëllimat e tifozëve. “Dua të qëndroj te PSG”, deklaroi lojtari andaluzian disa ditë më parë, por ndryshe mendojnë tifozët e ekipit francez.

Këta të fundit nuk kanë kursyer as Leo Messin për rendimentin e dobët në fushë. Më të ashpër janë treguar me Sergio Ramos, i cili nuk është dorëzuar dhe dëshiron të qëndrojë në Francë deri në 2023, vit kur i përfundon edhe kontrata.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency