Futboll

VIDEO/ Ultrasët i prishin prezantimin trajnerit spanjoll

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në futbollin slloven. Trajneri spanjoll Albert Riera është larguar nga prezantimi si drejtues i skuadrës Olimpija Ljubljana nga ultrasit e ekipit.

Ultrasit e skuadrës u futën të maskuar në sallën e konferencës dhe e detyruan spanjollin të largohej. Në këtë rast, ata nuk kishin asnjë problem me Riera-n, por ishin kundër shkarkimit të Robert Prosineckit.

Megjithatë, vendimi i skuadrës duket i pakthyeshëm dhe Riera do të jetë për herë të parë trajner i një skuadre pasi më herët ka qenë ndihmës i Fatih Terimit dhe Domènec Torrent te Galatasaray.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency