Angli

VIDEO/ United gjen vazhdimësinë, Fernandes i fal tre pikët në transfertë

Pas triumfit jetik ndaj Liverpool, Manchester United koleksionon suksesin e dytë radhazi teksa të besuarit e trajnerit Erik ten Hag mposhtën në transfertë me rezultatin 0-1, Southampton. Djajtë e Kuq ishin për gjatë gjithë kohës në kërkim të golit, i cili në fakt erdhi vetëm në fraksionin e dytë falë nëj aksioni model të finalizuar nga ana e Bruno Fernandes. Ndërkohë, mundësitë për miqtë nuk munguan edhe në pjesën e parë teksa në minutën e 19-të, United pati një mundësi të trefishtë për të shënuar megjithatë iu mungoi fati.

Ndërkaq, në pjesën e dytë, në minutën e 55-të, Bruno Fernandes realizoi një gol të bukur ndërsa në vijim Southampton provoi megjithatë De Gea ishte në lartësinë e duhur për t’i mohuar golin vendasve.

Sakaq, në minutën e 68-të u aktivizua edhe Cristiano Ronaldo i cili i trembi të gjithë në momentin kur pati shqetësime në gju, megjithatë ia doli të vazhdonte me sukses deri në fund sfidën. Pas kësaj ndeshje, United shkon në pikën e gjashtë pikëve në vend të gjashtë të klasifikimit, ndërsa Southampton mbetet në vendin e 13-të me katër pikë.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency