Segunda Division

VIDEO/ Uzuni dhuron spektakël dhe gjen golin e parë sezonal

Myrto Uzuni gjen golin e parë në Segunda Division dhe e bën në javën e dytë të sezonit, teksa Granada ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 në shtëpi përballë Racing Santander.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare luajti si titullar ndaj Santander, teksa golin e shënoi vetëm në minutën e 91-të, pas një aksioni personal, të konkretizuar në mënyrë perfekte.

Goli i Uzunit vulosi fitoren e Granadës, që më herët kishte shënuar me Callejon, teksa vlen të theksohet se kjo është fitorja e dytë në po kaq ndeshje për skuadrën e shqiptarit, që synon rikthimin e shpejtë në elitën e futbollit spanjoll.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency