VIDEO/ Valverde nuk fal, i kthen reston Mallorcas me një super gol
Real Madrid ka gjetur golin e barazimin ndaj Mallorcas në minutën e 45+3’, ndërsa është mbyllur vetëm pjesa e parë e këtij takimi.,
Valverde realizoi një super gol dhe i dha barazimin ekipit të tij në mbylljen e fraksionit të parë.
Mallorca ishte në avantazh që nga minuta e 35’, kur Muriqi i dhuroi golin ekipit të tij, por ai avantazh zgjati shumë pak.



