Video/ VAR-i anulon dy gola, Dinamo e Skënderbeu ndahen në barazim
Dinamo dhe Skënderbeu e mbyllin vitin me një barazim pa gola, i dyti radhazi me të njëjtin rezultat për kryeqytetasit, që pozicionohen në vendin e tetë me 15 pikë, po aq sa kanë edhe korçarët, që gjithsesi renditen të shtatët për shkak të golavarazhit më të mirë.
Në “Elbasan Arena” të dy skuadrat ishin më të interesuara të mos pësonin dhe prisnin të përfitonin nga gabimet e kundërshtarit, teksa në pjesën e parë ishte Skënderbeu më i qartë, duke gjetur madje edhe golin, që u anulua nga VAR-i për një faull në sulm.
Pjesa e dytë foli më shumë për Dinamon, që krijoi disa mundësi dhe shënoi një gol spektakolar me Siljanovskin, por edhe këtë herë protagonist u bë VAR-i, që e anuloi për një pozicion jashtë loje në nisje të aksionit.
Vërshëllima finale e arbitrit la në fuqi barazimin pa gola, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë dhe mbetet në të njëjtën kuotë pikësh e në të njëjtin pozicion të renditjes.
Dinamo-Skënderbeu 0-0
Kronika e ndeshjes:
90’+5 – Mbyllet pa gola sfida në “Elbasan Arena”
90’+3 – Mensah ka rastin ideal për t’i dhënë tre pikët Skënderbeut, por godet dobët dhe ndalet nga portieri Simoni
82′ – Skënderbeu pretendon për një prekje të topit me dorë, megjithatë arbitri vendos të vazhdojë normalisht lojën
81′ – Mundësi e artë për Skënderbeun, Vangjeli ndalet nga ana e Simonit
66’ – Siljanovski rrotullohet bukur brenda zonës, por në fund goditja e tij ndalet nga Rexhepi
52’ – Goran Siljanovski lëshon një goditje spektakolare nga distanca dhe topi përplaset në shtyllë e më pas përfundon në rrjetë. Megjithatë festa dinamovite ndalet shpejt, pasi VAR-i anulon golin për pozicion jashtë loje…
Mbyllet pa gola pjesa e parë në “Elbasan Arena”…
40′ – Dinamo shumë pranë golit. Ibraimi kroson nga këndorja, Sidibe fiton duelin ajror me mbrojtjen mike, topi kalon ngjitur me shtyllën
36′ – Skuka vepron bukur në krahun e djathtë, futet në zonën kundërshtare dhe gjuan drejt portës kundërshtare, por e pasaktë…
24′ – Goditje dënimi për ekipin mik. Gjuan Uerdi Mara, pret Simon Simoni
18′ – Aksion i gjatë i Skënderbeut, gjuan Jean Victor në fund, por pret pa probleme Simoni…
4’ – Mensah zhbllokon sfidën, megjithatë VAR-i sinjalizon një faull në dëm të Sofranac dhe goli nuk vlen.
– Starton sfida në “Elbasan Arena”
Formacionet zyrtare:
Dinamo (4-3-3): Simoni; Maliki, Sofranac, Samake, Isaevski; Siljanovski, Sidibe; Skuka, Ibraimi, Bardhi; Chinedu
Skënderbeu (3-5-2): Rexhepi; Meksi, Dëomfour, Sadriu, Vitija, Zguro; Agnaldo Moraes, Mara, Jean Victor; Berisha, Mensah



