Ligue 1

VIDEO/ VAR-i i heq golin, Lyon humbet përballë kampionëve në fuqi

Lyon dhe Lille po zhvillojnë një kampionat shumë larg pritshmërive. Dy ndër skuadrat më të forta franceze, u përballën mes tyre në Groupama Stadium, takim që u fitua 0-1 nga kampionët në fuqi.

Gabriel Gudmundsson realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 35-të. Suedezi i Lille shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes vendase. Topi nuk u largua siç duhej dhe 22-vjeçari e dërgoi atë në rrjetë.

 

Lyon luftoi fort për të barazuar rezultatin, golin e barazimit e gjeti katër minuta përpara fundit me anë të Lucas Paqueta, por VAR-i anuloi golin e brazilianit. Ekipi mik menaxhoi minutat e mbetura dhe siguroi tre pikë të rëndësishme.

Lille ndan vendin e katërt me Nantes, dhe ndodhet 7 pikë larg zonës Champions, ndërsa Lyon mbetet në vend të dhjetë me një pikë më pak.

Quiz/ Sa mirë e njihni Ligue 1?


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency