VIDEO/ Vendos Guindo, Laçi mposht Kukësin në rrebeshin e “Air Albania”-s
Laci ul me këmbë në tokë Kukësin në Air Albania. Fiton 2-1 skuadra e Mirel Josës falë një dygolëshi të Guindo që ndëshkon dy herë verilindorët bernda dy minutave, me Kukësin që pavarësisht përpjekjeve dhe dominimit në pjesën e dytë nuk ja del të barazojë duke shpërdoruar edhe një 11 metërsh me Ardit Hilën në finale.
Sfidë mes ekipesh në formë në “Air Albania”, aty ku Kukësi vjen pas 3 fitoresh radhazi ndërsa Laci pas suksesit të bujshëm 5-0 përballë Dinamos. Kurbinasit e Josës konfirmohen edhe një herë si furi në sulm, teksa gjejnë golin e avantazhit pas vetëm 10 minutash loje, përfiton nga një gabim i Bruno Lulajt ,Mazrekaj që rrëmben topin dhe e kalon në qendër te Saliu Guindo që me portën bosh nuk mund të gabojë.
1-0 për Laçin që ka fillimin e dëshiruar, dhe përfiton nga tronditja e momentit në kampin verilindor, pas vetëm dy minutash Saliu Guindo fton Zarubicën në të djathtë, ka ankth në mbrojtjen e Kukësit dhe malazezi shërben sërish për Guindo që dy hapa larg vijës fatale shënon golin e dytë.
Me dy gola të shënuar brenda 2 minutave, Saliu Guindo shkon në kuotën e 7 finalizimeve dhe ndeshja nis në malore për Kukësin që gjithsesi nuk dorëzohet. Në ekstremin e pjesës së parë shënon Kukësi, me Bruno Lulajn pas një krosimi nga goditja standarde, por iu ngrin gëzimin e festës kryesori Kridens Meta që anulon golin. Arbitri konsultohet edhe me VAR, e pas vëzhgimit të pamjeve konfirmon vendimin për një faull në sulm të Ardit Hilës, siç është e lehtë të kuptohet teksa e tregon me gisht kur jep sqarimet për lojtarët e Kukësit.
Skuadra e Diego Longos në pjesën e dytë futet me më shumë ide për të rikuperuar dhe në minutën e 55-të merr skenën Edi Basa, që pas një krosimi të gjatë e çon në rrjetë me të majtën. Goli i 7 sezonal për Edi Basa, edhe ai në të njëjtën kuotë me Guindo dhe Seferin në krye të listës së golashënuesve.
Me Kukësin para për skuadrën e Josës prezantohen mundësi ideale në kundërsulm, si në minutën e 87, kur Laçi ja del të shënojë, por edhe pse arbitri lejon aksionin të vazhdojë, në fund ngrihet flamuri për pozicion jashtë lojë dhe goli anulohet, ka qenë dukshëm para kundërshtarëve Lushkja në momentin e marrjes së topit me pamjet që i japin të drejtë vijërojtësit.
Menjëherë më pas në krahun tjetër ka penallti për Kukësin. Nuk ka dyshime Kridens Meta pas një kontrasti në zonë mes Injatovic dhe Gjelbërim Taipit, vendimi konfirmohet dhe nga Var, por nga pika e bardhë Ardit Hila gjen vetëm traversën duke shpërdoruar mundësinë ideale për ta barazuar ndeshjen. Përfundon kështu 2-1 me Laçin që ngjitet në vend të katërt në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Kukësi me humbjen e parë pas 3 fitoresh radhazi shikon Tiranën ti shkëputet në krye të klasifikimit.
Kukësi-Laçi 1-2 (Basa 55’/ Guindo 11′, 13′) (stadiumi “Air Albania”)
Kronika e ndeshjes:
90’+8 – Mbyllet sfida, me Laçin që triumfon 1-2 dhe Mirel Josën që feston një fitore shumë të vuajtur.
98’ – Marku “flirton” me golin te Kukësi, por goditja e tij me kokë grushtohet nga Dajsinani, që shpëton kurbinasit në minutën e fundit të shtesës.
90′ – Akordohen 8 minuta shtesë
90’ – Ardit Hila shkon te pika e bardhë dhe ekzekuton penalltinë, por topi i gjuajtur prej tij përplaset në traversë dhe përfundon jashtë. Shpëton Laçi, teksa minutat e fundit bëhen më emocionuese.
88’ – Gjelbrim Taipi hyn në zonë dhe rrëzohet, ndërsa arbitri Kridens Meta akordon penallti. Konfirmimi vjen edhe nga VAR-i, teksa Kukësi ka mundësinë e barazimit.
87’ – Harmon Van Dave vonon shumë një pasim për Lushkjan, që arrin të driblojë portierin dhe të shënojë, por VAR-i e anulon golin për pozicion jashtë loje.
80′ – Sulmon Kukësi nga e majta, Feijao jep një pasim për Edison Ndrecën, i cili godet fort por pret Dajsinani
60’ – Sulm i rrezikshëm i Laçi, që i shkon pranë golit të tretë me Zarubicën, por goditja e malazezit përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën pingule të Tafas.
55’ – Gooool. Rihapet takimin në “Air Albania” dhe është i zakonshmi Edi Basa që shënon golin e parë për Kukësin. Një krosim i gjatë i ardhur nga krahu, përfundoi te kroati në shtyllën e dytë, i cili u koordinua në mënyrë perfekte dhe e dërgoi në rrjetë.

45+3′ – Bruno Lulaj shfrytëzon një goditje standarde dhe shkurton diferencën në 2-1, por goli anulohet nga sistemi VAR, për ndërhyrje të parregullt të Hilës ndaj Ignjatovic.
37′ – Lushkja rrëmben një top brenda zonës së Kukësit, godet, por Tafas grushton dhe e dërgon topin në fundore.
34′ – Tenton nga një distancë e largët Ardit Hila, asnjë problem për Dajsinanin.
23′ – Qendrore goditja e Deliut, pas pasimit të Mazrekajt, pret në pozicion Tafas.
18′ – Gjelbrim Taipi shkakton drithërima në portën e Laçit me një goditje nga distanca, që përfundon ngjitur me shtyllën.
13′ Gooool! Sërish shënon Guindo, pas asistit të Zarubicës. Trulloset Kukësi.
11′ – Gooool! Gabim i rëndë nga Bruno Lulajt, përfiton Mazrekaj, që pason për Guindo, i cili nuk gabon, 0-1.
1′ – Nis ndeshja në “Air Albania”.
Formacionet:
Kukësi (4-3-3): Tafas; Ndreca, Lulaj, Hila, Peposhi; Lucas, Gj. Taipi, Sh. Taipi; Feijao, Milunovic, Basa. Trajner: Diego Longo.
Laçi: (4-3-3) Dajsinani; Ziko, Malota, Ignjatovic, Roganovic; Shehu, Deliu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.




